• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pajisja e përgjimit, ja çfarë deklaruan 4 zyrtarë të policisë në Prokurori

by Aalison Pearse Stevens
18/05/2016 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aparatura e përgjimit, që dyshohet se përdoret në mënyrë të paligjshme nga policia e shtetit, çon në prokurori zyrtarë të lartë të uniformave blu. Pasditen e së martës, prokurorët Anisa Qilimi dhe Gjergj Tako kanë marr% në pyetje për rreth 6 orë 4 drejtues të policisë. Me cilësinë e personave që kanë dijeni, prokuroria ka pyetur drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit z.Haki Çako, Zv/drejtorin z.Ardian Çipa, shefin e operacionales së policisë Artion Duka dhe drejtorin teknike të efektivëve blu Edmond Goga.

Sipas akuzës, i pari është pyetur drejtori Çako i cili ka shpjeguar se pajisja për të cilën ka nisur hetime prokuroria, është vetëm për identifikimin e numrave të telefonit. Pajisje kjo që sipas tij, është përdorur vetëm për trajnime. Sa i përket përgjimit, mësohet se Çako ka thënë se ajo pajisje nuk përgjon numra telefoni por vetëm identifikonte numrat që kanë personat në përdorim. Ndërsa për vendndodhjen e saj, kryepolici është shprehur se ajo është në pronësi të Interforcës italiane.

Të njëjtin qëndrim, mësohet se ka mbajtur para hetuesve edhe zv/drejtori Ardian Çipa, i cili ka mohuar në mënyrë kategorike përgjimin e ndonjë numri. Gjatë seancës së marrjes në pyetje, Çipa ka pretenduar se kjo pajisje është përdorur vetëm në trajnimin e agjentëve të policisë, që janë pjesë e sektorit të operacionales. Për këtë fakt, prokurorët kanë marr në pyetje edhe drejtuesin e njësisë së operacionales Artion Duka. Mësohet se Duka ka pranuar se agjentët e tij kanë përdorur këtë pajisje në trajnim, por që shërben për identifikimin e numrave të individëve që janë në ndjeke nga agjentët e operacionales. Ai ka thënë se kjo pajisje ka qenë në ambientet e drejtorisë së tij, ku oficerët janë trajnuar. Prokurorët gjithashtu, kanë pyetur edhe drejtorin teknike të policisë, i cili ka sqaruar anën teknike të kësaj pajisje, duke mohuar që ajo aparaturë kryen përgjime telefoni.

Sipas akuzës, të 4 personat e pyetur me cilësinë e dëshmitarëve, edhe pse veçmas nga njëri tjetri, kanë deklaruar se pajisja ndodhet pranë Interforcës italiane dhe jo policisë së shtetit. për këtë fakt, burimet zyrtare të prokurorisë i thanë ABC Neës se i është nisur një shkresë Ambasadës Italiane, ku kërkohet identifikimi dhe vënia në dispozicion e programeve dhe pajisjeve që Interforca ndihmon policinë e shtetit. Edhe pse kjo shkresë është dërguar që ditën e premte, ende prokuroria nuk ka një përgjigje. /AbcNews/

 

Next Post

Histori biblike në stadium, Diego Maradona në rolin e Zotit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com