Këngëtarja Rozana Radi ka qenë gjithnjë e rezervuar rreth jetës së saj sentimentale, por mesa duket tashmë nuk fshihet më.
Ajo është fotografuar gjatë pushimeve të saj në plazh së bashku me Shpëtimin, të dashurin e saj prej 4 vitesh, shkruan gazeta Panorama. Në foto ata duken më të dashuruar se kurrë ndërkohë që nuk i kursejnë përkëdheljet njëri-tjetrit. Mesa duket tashmë jeta sentimentale e Radit është e stabilizuar, ndërkohë që shijon dashurinë me Shpëtimin, oficerin gjyqësor në Prokurorinë e Tiranës.




