Pas bujës së madhe që bëri Rovena Dilo me shitjen e lokalit, ajo ka risjellë në fokus ditët aspak të qeta. Pak muaj pas konfliktit ajo shfaqet në formë të shkëlqyer, madje rrëfen edhe çmimin që është shitur lokali. Në një intervistë për “InTv”, Dilo shpjegoi se çfarë ka ndodhur me bar “Rovenën”, pak muaj pas konfliktit.
“Biznesin e mbyllën të fortët e politikës. Shpresoj që gjyqësori të pastrohet nga të korruptuarit dhe nga ata që shesin gjithçka për çdo gjë dhe që kjo pronë e familjes time të shkojë përsëri në duart e familjes time. Të çlirohet nga këta persona që e kanë pa të drejtë. Lokali ishte ndërtuar mbi pronën e gjyshit tim, Naim Vretos, prandaj prona është e 8 fëmijëve.
Personi që e ka shitur, daja im, pretendon se kjo pronë është e tija. Toka nuk mund të shitet në momentin që trashëgohet nga 8 fëmijë. Madje ajo është shitur dhe me një çmim qesharak, për 300 mijë euro ndërkohë që vlen pa frikë 2 milionë euro.