• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Roth: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizmin e vizave. BE të mbajë premtimet e veta

by Java News
28/05/2021 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, solli në vizitën e tij zyrtare në Tirane të enjten, (27.05) shpresa të kushtëzuara për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, (MV) e për një vendim pozitiv të Këshillit Europian lidhur me Konferencën e Parë Ndërministrore të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, ai rikonfirmoi mbështetjen e qeverisë gjermane ndaj mbajtjes së kësaj Konference. “Të dyja shtetet, në këndvështrimin tonë kanë përmbushur kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit dhe për këtë arsye duhet që me të dy shtetet të nisin këto negociata. Më së fundi, duhet të fillojë ky proces dhe pikërisht për këtë ne po punojmë me vendosmëri. Jam sigurisht optimist e kështu do të mbetem dhe shpresoj që kjo të mund të mbërrihet në 22 qershor,” tha në Tiranë, Ministri gjerman i Shtetit Roth.

Kryeministri Rama e cilësoi miratimin e kornizës negociuese dhe thirrjen e Konferencës së Parë Ndërministrore të BE  “thjesht dhe vetëm çështje të brendshme të Këshillit Europian në një moment kur BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanike, që lidhet me ngërçin e krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”. “Bashkimi Europian duhet të zbatojë vendimin që ka marrë duke miratuar kornizën negociuese e duke thirrur Konferencën e parë Ndërqeveritare. Kjo do varet nga sa do të arrihet të zgjidhet ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe sa Bullgaria do jetë e gatshme të heqë barrikadën që i ka vënë këtij procesi, në një forum, ku pa konsensus nuk merret dot asnjë vendim”, tha kryeministri Rama duke nënkuptuar Këshillin Europian.

Ai theksoi që “vendimmarrja në Këshillin Europian lidhet me këtë situatë më shumë se asnjëherë më parë me çfarë duan të bëjnë ata, jo me çfarë kemi bërë ne. Ne thjesht po kërkojmë atë që na takon. Fatmirësisht, sot, të gjithë e dinë që na takon tani. Do na e japin apo nuk do na e japin është çështje kohe”, tha kryeministri Rama.

Albanien Olivér Várhelyi besucht TiranaKryeministri Rama me komisionerin e BE për zgjerimin, Olivér Várhelyi, 5 Maj 2021

Roth: Ballkani Perëndimor – interesi europian dhe gjerman

 “Një shenjë solidariteti nga ana e Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe para së gjithash për Shqipërinë.” Kështu e cilësoi ministri gjerman i shtetit për Çështje të Europës, Michael Roth vizitën e tij zyrtare në Tiranë të enjten. “Ka një interes strategjik të spikatur të Bashkimit Europian. Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasëm, por oborri i brendshëm i Europës. Paqja, stabiliteti, demokracia, mirëqënia, shteti ligjor, pajtimi rajonal janë në interesin europian dhe interesin gjerman”, vuri në dukje ai në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

Ai bëri me dije se BE do të vërë në dispozicion, në ditët e ardhshme 12 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor për të amortizuar pasojat sociale dhe ekonomike të pandemisë Covid-19. “Nuk dëshiroj që të lindë përshtypja që Rusia e Kina të jenë më shumë të angazhuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Premtoj më tepër angazhim nga të gjitha shtetet anëtare”, theksoi ai.

Roth: BE duhet të mbajë premtimet e veta

Pyetjes së Deutsche Welles në Tiranë, nëse mosmbajtja e premtimeve nga BE dhe lënia peng e Shqipërisë për një kohë të pacaktuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe MV vë në rrezik kredibilitetin e BE, ministri gjerman Roth iu përgjigj: “Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them në mënyrë autokritike. Liberalizimi i vizave në Kosovë do duhej të ishte përmbushur prej kohësh, jo sepse këtë e dëshiron Michael Roth, por sepse Komisioni ka përcaktuar që kushtet janë përmbushur dhe po kështu, edhe tani është e njëjta gjë. Kushtet janë përmbushur, pra, duhet të mbajmë fjalën, por Bashkimi Europian është i strukturuar në çështje qendrore pikërisht mbi arritjen e konsensusit. Të gjitha shtetet e Bashkimit Europian të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, tha Roth.

Belgien PK Josep Borel und Edi RamaEdi Rama në Bruksel me të ngarkuarin e BE për politikën e jashtmne, Josep Borrell

Ndarja nga BE e qytetarëve të Ballkanit në dy kategori

Kryeministri Rama e cilësoi pamundësinë e qytetarëvë të Ballkanit Perëndimor për të udhëtuar lirisht në Europë për shkak të ndarjes në dy kategori, – sipas llojit të vaksinës anti-Covid që ata kanë marrë më të rëndë se shtyrja e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit. “Kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore që mund të udhëtojnë dhe kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë lindore që nuk mund të udhëtojnë. Lëvizja e shqiptarëve të Shqipërisë, e cila është garantuar prej vitesh  nuk mund të fragmentohet  se njëri ka bërë vaksinën Pfizer, tjetri ka bërë vaksinën Sinovac, njëri ka bërë AstraZeneca, tjetri ka bërë Sputnik”, tha ai. I pyetur nga DW, Tiranë, nëse ka sinjale që kjo nuk do të ndodhë, kryeministri Rama vuri në dukje se ” BE nuk duhet të marrë peng askënd që jeton në Ballkanin Perëndimor për shkak të firmës që ka prodhuar vaksinën.”/ DW

g.kosovari

Next Post
“Është zbutur, por s’ka humbur aftësinë e…”/ Epidemiologu: COVID-19 ka një rritëm më të ngadaltë

Epidemiologu flet për efikasitetin e vaksinave në popullatë: S'ka rëndësi sa shkon numri i antitrupave, pasi vaksinave iu shihet efektiviteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In