• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ronaldo: Nuk jam më 20 vjeç

by Java News
08/02/2018 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për revistën italiane “GQ” Cristiano Ronaldo ka diskutuar për profesionin e tij dhe procesin e plakjes. Ai ka deklaruar se është shumë ambicioz dhe dëshiron të jetë në nivelin më të lartë edhe për disa, megjithatë ka pranuar se disa gjëra nuk mund t’i bëjë si kur ishte 20 vjeçar, transmeton Koha.net.

Tani 33 vjeç, ylli i Real Madridit thotë se është i kënaqur me nivelin e tij personal dhe shpreson ta vazhdojë këtë nivel.

“Kam ambicie, shumë ambicie. Mendoj se të gjithë duhet t’i ndjekin ëndrrat e tyre. Kam ndjekur të miat dhe dua të vazhdoj ta bëj, të përmirësohem dhe të arrij më shumë. Në nivelin personal ky moment është fantastik.

Familja ime po rritet, ndihem shumë i lumtur me jetën time. Në aspektin profesional kam pasur dy vite shumë të mira me ç’rast kam fituar tituj me klubin dhe kombëtaren, dhe ndjej se mund ta mbaj veten në nivelin më të lartë në vitet e ardhshme”, është shprehur Ronaldo.

Portugezi ka pranuar se trupi i tij e ka paralajmëruar se si duhet të trajtohet, e për këtë thotë se është i lumtur nëse obligohet ta bëjë vetëm që karriera e tij të ecë mirë.
“Jeta është një sfidë e vazhdueshme nga çdo aspekt.

Është shumë interesante, veçanërisht për sportistët. Tentoj të jem në kulmin e nivelit tim fizik sepse është shumë e rëndësishme për profesionin tim. Duhet të jem në 100 për qind dhe e marr atë shumë seriozisht. Tani, nuk i bëj gjërat e njëjta që kam bërë 10 vite më parë.

Për të mbetur në këtë nivel duhet të sakrifikoni. Tashmë nuk mund të bëj disa gjëra, nuk mund t’i bëj tani gjërat që i kam bërë kur isha 20 vjeç. Duhet gjithmonë të gjej balancin. Madje edhe detajet e vogla bëjnë diferencën”, është shprehur portugezi. (b.an)

Next Post
“Mëshirë për ty nuk do ketë”, PD paralajmëron kallëzim penal për Gjonajn

"Mëshirë për ty nuk do ketë", PD paralajmëron kallëzim penal për Gjonajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In