• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ronaldo mbetet “makthi” i Atletico Madridit

by Java News
22/04/2017 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me burime të pakta dhe pa milionat që furnizojnë rivalët e tjerë në La Liga, Atletico i Diego Simeones ka treguar nga sezoni në sezon se është e aftë të garojë me më të fortit, edhe kur bëhet fjalë për Champions League. Trajneri argjentinas i skuadrës më të vogël të Madridit arriti në finalen e turneut prestigjioz për të dytën herë në 3 vitet e fundit, e ta bësh këtë me Atleticon është një mrekulli futbollistike.

Por “qershia mbi tortë” nuk ka ardhur kurrë. Kjo edhe për faj të një futbollisti, që tifozët “Colchoneros” e konsiderojnë si “makthin” e tyre.

Vazot e shortit të UEFA-s në Nion i dorëzuan sërish Atleticos në duar mundësinë për t’u hakmarrë ndaj Zidanet, ndaj Sergio Ramosit, por mbi të gjithë ndaj Cristiano Ronaldos. Këtë herë, në kontrast me finalen, janë dy ndeshje me të paktën 180 minuta për t’u zhvilluar, transmeton TCH.

Gjithçka do të nisë pashmangshmërisht nga penalltia e Cristiano Ronaldos në “San Siro”, pas asaj që Atletico shpreson se do të jetë pika e kthesës me ekipin që do të përballet në gjysmëfinale. Asokohe shënoi Ramos dhe barazoi Carrasco. Në goditjet e penalltive, pas 120 minutash lojë, Ronaldo që çalonte i dha kupën e 11-të kampioneve të Realit.

Në vitin 2014, në Lisbonë ishte ndryshe. Me barazimin “in extremis” të Ramos dhe “Los Blancos” që shpërthyen në kohën shtesë deri në shifrat 4-1.

Këtë sezon, në kampionat janë luajtur dy derbi mes ekipeve të Madridit. Trigolësh i Ronaldos në stadiumin “Vicente Calderon” dhe barazim 1-1 në “Bernabeu”. Por në gjysmëfinale favoriti dihet, ndërsa elementi surprizë do të jetë gjithmonë aty. (b.an)

Next Post
Republika e re dhe çelësi që Basha do hedhë në Lanë

Republika e re dhe çelësi që Basha do hedhë në Lanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In