Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale janë rikthyer në stërvitje.
Dy liderët e Real Madridit, Critiano Ronaldo dhe Gareth Bale, të cilën munguan në fitoren e ‘Los Blancos’ prej 2:0 ndaj Espanyol-it, janë rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, përcjell Gazeta Express.
Ky është një lajm i mirë për Real Madridin e tifozët, pasi dy yjet e skuadrës do të jenë të gatshëm për sfidën e së mërkurës mbrëma që ‘Los Blancos’ e zhvillojnë në ‘Santiago Bernabeu’ me Villarrealin, citohet ”Express”. (b.an)