Roma ka konfirmuar se Rudi Garcia dhe asistentët e tij Frederic Bompard dhe Claude Fichaux, janë larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm. Garcia, i cili fitoi Ligue 1 me Lille në vitin 2011, ishte prezantuar si trajner i romakëve në vitin 2013, mirëpo rezultatet negative gjatë këtij sezoni, kanë shtyrë drejtuesit e Romës që ta shkarkojnë atë. Në një komunikatë zyrtare, presidenti i Romës, Jim Pallotta ka thënë: “Në emrin tim dhe të gjithë njerëzve te Roma, unë dua ta falënderoj Rudi Garcian për punën e tij të palodhshme që prej ardhjes së tij. Ne shijuam momente të mira, por ne besojmë se kjo është koha më e mirë për ndryshim”.