• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Roma dhuron “Show”, por Liverpul shkon në finale përballë Realit

by A R
02/05/2018 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liverpool kualifikohet për në finalen e Champions League në Kiev ku do të ndeshet me Real Madrid. “Të kuqtë” e Jurgen Klopp humbën 4-2 kundër Roma, mbrëmë në “Olimpico”, por u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 7-6, duke prodhuar gjysmëfinalen me më shumë gola në historinë e Champions League, pasi kishin fituar 5-2 në “Anfield Road”.

Saido Mane shënoi golin e parë për Liverpool pas dhjetë minutash lojë, pas pasimit të marrë nga Firmino. Ky ishte goli numër 29 i treshes sulmuese të Liverpool Mane-Salah-Firmino, duke thyer rekordin e BBC (Benzema, Bale, Ronaldo) me 28 gola, në sezonin 2013/14.

Gjithsesi, vetëm pak minuta më vonë, verdhekuqtë barazuan me një autogol të rrallë, për të cilin në rrjetet sociale flitet se është autogoli më i veçantë i historisë. Pas një krosimi, Dejan Lovren donte të spastronte zonën mike, duke e larguar topin, por e përplasi në fytyrën e James Milner dhe më pas topi përfundoi në rrjetë, me portierin krejtësisht të pafajshëm.

Por Liverpool u kthye në avantazh në mesin e pjesës së parë me golin Wijndalum, gjatë një rrëmuje në zonë. Ky ishte goli i tij i parë në karrierë jashtë fushe. Përgjigja e Romës erdhi me shtyllën e El Shaarawy, teksa pjesa e parë u mbyll 1-2 për miqtë.

Në minutën e 52-të të pjesës së dytë, Edin Dzeko shënoi golin e barazimit për Roma, i teti për të në këtë edicion të Champions League, duke barazuar rekordin e shënuesve të ekipeve italiane, që mbahej nga Samuel Eto’o i Inter në vitin 2011.

Golin e tretë për Romën e shënoi Nainngolan, kur kishin mbetur vetëm tre minuta lojë. Në minutën e 93-të, belgu shënoi edhe golin e katërt me penallti, kësisoj përmbysja e madhe nuk u krye… /Telesport

Next Post
Ademi akuzoi qeverinë për përmbytjet, Xhaçka: Ja si i la bashkia kanalet kulluese…

A do të ketë baza ushtarake amerikane në Shqipëri? Xhaçka sqaron takimin me Sekretarin e SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In