• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Roma Cares”, pjesë e ekipit të Romës, shpërndan artikuj sportivë për dy shkolla në Tiranë, Veliaj: Ajo që na bën bashkë, është se ne dimë të mbajmë fjalën

by Java News
21/02/2023 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata “Roma Cares”, pjesë e ekipit të njohur të futbollit italian Roma, shpërndau uniforma, topa, këpucë e shumë artikuj të tjerë për dy shkollat 9-Vjeçare “Hasan Prishtina” e “Vasil Shanto” në kryeqytet, në prani të Ambasadorit të Italisë, Fabrizio Bucci, dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku falenderoi përfaqësuesit e Roma Cares dhe riktheu në vëmendje investimet e bashkisë për aktivitetet sportive, sidomos për fëmijët.

“Gjëja që na bashkon të gjithëve këtu është se dimë të mbajmë fjalën. Para ca vitesh, në këtë fushë ku jemi sot do të ndërtohej një pallat. Atëherë dhashë fjalën se fusha do i kthehej Laprakës, çunave dhe gocave që stërviten këtu, do ta ketë qyteti i Tiranës. Na duhen më shumë hapësira për të bërë sa më shumë fusha të tilla. Duke e mbajtur fjalen, e kam shumë kollaj të vij në Laprakë. Asgjë nuk është perfekte, gjithnjë ka vërejtje, por kur e ke e mbajtur fjalen, e ke shumë kollaj të kthehesh te vendi i fjalës së mbajtur”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Për sportistët e vegjël Veliaj tha se “secili duhet të na japë fjalën që do të vazhdojë të jetë sportist i mirë. Do të jetë nxënës i mirë dhe mbi të gjitha do të jetë një super çun dhe gocë për Tiranën. Po të kemi çuna dhe goca siç jeni ju që janë super në sport, super në klasë, super në familje dhe komunitete, atëherë Tirana do e mbylli vitin jo vetëm më shëndetshëm nga ana fizike, por edhe si një shoqëri që e mban fjalën, që kujdeset për njëri-tjetrin dhe që respekton njëri tjetrin e na bën të gjithëve krenarë”.

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci tha: “Faleminderit të gjithëve, faleminderit për ftesën, faleminderit Erion, të gjithë miqve të Bashkisë së Tiranës. Ky është një premtim i mbajtur, pasi vitin e kaluar, kur Françesko dhe ekipi i AS Roma që ishin këtu, premtuan që do vinin përsëri dhe që bashkëpunimi mes Shoqatës Sportive dhe Bashkisë së Tiranës do të shtrihej më tej”.

Përfaqësuesi i Roma Carës, Francesco Pastorella tha se Tirana ka hyrë në zemrën e tyre, që kur u zhvillua finalja e Conference League Roma Vs. Feyenoord, e cila përfundoi me fitoren e ekipit të Romës. “Jam vërtet i lumtur që jam rikthyer në Tiranë. Tirana ka hyrë në zemrën tonë, qoftë për faktin që është shumë e rëndësishme për ne, por edhe për faktin se para pak kohësh, gjatë zhvillimit të ndeshjes, patëm mundësi të njihnim njerëz shumë të mirë; fëmijë të mrekullueshëm; njohëm pasionin tuaj; njohëm qeverisjen e mirë të kryebashkiakut, i cili na shpjegoi mënyrën se si punon”, tha ai./m.j

Next Post
LIVE/ Biden: NATO më e bashkuar se kurrë! Tanket e Putin u larguan të djegur. Kievi sot qëndron krenar…!

LIVE/ Biden: NATO më e bashkuar se kurrë! Tanket e Putin u larguan të djegur. Kievi sot qëndron krenar...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In