Plasin incidentet e para në selinë e PD-së, militantët e Berishës godasin dhe shtyjnë Sekretarin e Bashës. Përplasja vijon edhe në rrugë
Janë shënuar tensionet dhe incidentet e para në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, para para se te nise protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.
Mbështetës të Sali Berishës janë përplasur me Sekretarin e PD-së Roland Bejko.
Ky i fundit ka qene duke hyre ne drejtim te portes anesore t PD-se, kur mbeshtetes te Berishes i jane afruar e kane share, shtyre dhe ofenduar Bejkon.
Tensioni dhe perplasja ka vijuar edhe jashte ambienteve te PD-se, ne rruge, ku nje grup personash e kane shtyre dhe goditur Roland Bejkon.
Protetueesit i kanë treguar kartën e anëtarësisë dhe e kanë shtyrë Bejkon, ndërkohë që një prej tyre ka tentuar ta godasë edhe me çadër.
Roland Bejko është larguar nga ambientet e PD-së dhe nuk ka mundur dot të hyjë për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve.
Bejko ka deklaruar se “e kam mbajtur me buke ate qe me sulmoi para selise se PD, tani hidhet ndaj meje. I bej thirrje Berishes te mbaje njerezit nen kontroll, dhe te mos e shkaterroje partine.
PD ka marre fund, une nuk do te hyj ne seli, pasi dera eshte e mbyllur dhe meqe u vonova pak, nuk hapet dera. Nuk e dija se do te vijne kaq shpejt!”/m.j