• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Roland Bejko: Berisha po lufton me mullinjtë e erës. Nuk do ketë bashkim dhe bashkëpunim me non grata

by Java News
19/10/2023 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Roland Bejko komentoi veprimet e sotme në Kuvend të grupit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, të cilët bllokuan foltoren duke mos lejuar vijimin normal të seancës plenare, për të diskutuar sipas rendit të ditës.

Ai tha në “Tirana Live” se kjo është një lojë e vjetër e Berishës, i cili sipas tij lufton kundër SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE. Sipas Bejkos, grupimi i Berishës lufton me “mullinjtë e erës” dhe në fund nuk do të fitojnë asgjë në aspektin politik.

“Nuk është kontekst i ri politik, por i vjetër. Ka 24 muaj që Berisha është pezulluar nga grupi parlamentar dhe më pas është përjashtuar nga PD dhe për shkak se është shpallur non grata ka kryer veprime në dëm të PD. Ata janë tashmë në provën e zjarrit, se duan t’i dëshmojnë Berishës besnikëri.
Ata janë bashkuar me Berishën pasi e kishin akuzuar njëri tjetrin deri edhe për vrasës. Ata që kanë qenë akuzatorë të njëri tjetrit për vrasës, tashmë janë bërë bashkë dhe ju duhet të japin provën, cila është prova? Prova është të flasin me gjuhën e Berishës.

Kërkojnë prej Berishës si shpërblim që t’i vendosin në listat elektorale, meqë pretendojnë se kanë shumicën e demokratëve, gjë që nuk na rezulton kështu se pas humbjes së 14 majit, humbi dhe bastionet. Berisha sot pretendon kundër SHBA, kundër Mbretërisë e Bashkuar, kundër BE, sepse është i izoluar dhe duke qenë se është i izoluar është në para-politikë dhe nuk është në politikë. Po luftojnë me mullinjtë e erës”, tha ai.

Ai u shpreh se PD-ja nuk do të bashkëpunojë me grupimin e Berishës dhe ky është një vendim, i cili është marrë nga Kuvendi i PD.

Ky vendim tha Bejko është hartuar dhe lexuar nga vetë z. Bardhi, por pavarësisht mendimeve të tij, ai shtoi se deputetët e PD nuk do bashkëpunojmë me një person politik, i cili është njollosur nga SHBA.

“Nuk do ketë bashkim dhe bashkëpunim me non grata. Zero, është e prerë. Është vendim që është marrë në datën 18 dhjetor në Kuvendin e PD, e shpallur kjo në rezolutën e hartuar dhe lexuar na vetëz. Gaz Bardhi.

Nëse Bardhi ka ndërruar mendim është punë e tij, ne i qëndrojmë vendimet e PD. Ne kemi agjendën tonë europiane dhe pro-perëndimore. Ne jemi PD, Bardhi është përjashtuar nga PD. Ata mund ta quajnë vetën çfarë të duan, por ne jemi PD’, tha ai.

/f.s

Next Post
Shqipëria fiton betejën në Arbitrazh, Becchetti duhet të paguajë 7 mln euro kompensim

“E papranueshme”/ Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut refuzon ankesat e Francesco Becchettit kundër Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In