Në përballjen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Rostovit në Ligën e Evropës është parë një moment interesant, kur Marco Rojo han një banane teksa zhvillohej loja.
Kur kishin mbetur edhe 20 minuta për të përfunduar takimit, Jose Mourinho i kishte dhënë një banane Ashley Youngit për t’ia dhënë Rojos, që e han atë në fushë, shkruan Goal.
Ky veprim i pazakonshëm i mbrojtësit argjentinas nxiti mjaft ragime qesharake të fansave në Twitter.
Unitedi u kualifikua duke fituar 1-0 në Old Trafford, dhe rezultati i përgjithshëm ishte 2 me 1. (b.an)