• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

40 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës

by Java News
17/03/2017 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo shifër konsiderohet nga ekspertë të zhvillimeve në vend si mjaft shqetësuese. Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Brendshme në Qeverinë e Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se arsyeja e lirimit nga nënshtetësia në të shumtën e rasteve ka të bëjë me faktin se shumë shtete evropiane nuk lejojnë dyshtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit e Evropian. Numri më i madh i qytetarëve të Kosovës që janë liruar nga nënshtetësia, ka treguar Krasniqi, janë pajisur me nënshtetësi gjermane.

“Nga viti 2009 deri në janar të vitit 2017, shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë humbur me lirim, 37,823 persona. Duke pasur parasysh që shumica e shteteve të Bashkimit Evropian nuk e lejojnë dyshtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit e Evropian, atëherë shtetasit e Kosovës që kanë vendbanimin e rregullt në këto shtete në rast të plotësimi të kushteve për fitimin e shtetësisë së këtyre vendeve janë të obliguar të heqin dore nga shtetësia paraprake”, ka thënë Krasniqi.

Zara Hetemi, së bashku me familjen e saj katër anëtarëshe, jeton në Gjermani dhe ka zgjedhur nënshtetësinë e këtij shteti, duke hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Ndonëse vendimi për ta lënë shtetësinë e Kosovës nuk ka qenë i lehtë, ajo thotë se kishte arsye të shumta pse e kishte ndërmarrë një hap të tillë.

“Kushtet të cilat na i ofronte Gjermania nuk do ta na i ofronte Kosova. Kështu që vendosëm të bëhemi shtetas të Gjermanisë. Emocionalisht nuk ka qenë e lehtë, por duke pasur parasysh që Kosova nuk ofronte arsimim cilësor për fëmijët, kushte ekonomike më të mira dhe shëndetësi të mirë, ne u detyruam të heqim dorë nga nënshtetësia e Kosovës”, thotë ajo.

Njohës të zhvillimeve në vend, lirimin e qytetarëve nga nënshtetësia e Kosovës e konsiderojnë një lajm të keq dhe mjaft shqetësues për vendin. Si e tillë, kjo dukuri, thonë ata, kërkon reflektim serioz të atyre që e bartin përgjegjësinë publike. Driton Selmanaj, nga organizata Demokraci Plus, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se kjo dukuri është mesazhi më i qartë dhe më trishtues që do të ishte për institucionet e Kosovës dhe për ata të cilët menaxhojnë me shtetin.

“Nëse kemi pasur një vlug të madh të njerëzve të cilët pas luftës u kthyen në Kosovë për të ndërtuar jetën e tyre nga gërmadhat, gjithçka nga zero, dhe tash me vetë dëshirë pas 17 viteve liri dhe 8 viteve pavarësi, heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, do të duhej të ishte shqetësimi më i madh për klasën tonë politike. Kjo tregon faktin se deri ku e kemi sjell dilemën e njerëzve për të jetuar apo mos jetuar në Kosovë”, thotë Selmanaj.

Kosova gjatë kësaj periudhe të shtet-ndërtimit, thotë Selmanaj nuk ka arritur të krijojë një shtet me qëndrueshmëri ekonomike dhe zhvillim, arsim më cilësor dhe shëndetësi më të avancuar.

“Mënyra se si është qeverisur Kosova, mënyra se si institucionet e Kosovës kanë menaxhuar me vendin ka dekurajuar perspektivën e njerëzve në Kosovë dhe shumica e të rinjve perspektivën e tyre e shohin vetëm jashtë vendit, duke marrë edhe vendim eklatant, pra duke hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës”, thotë Selmanaj.

Në bazë të regjistrimit të deritashëm, janë mbi 400 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Numri më i madh i tyre jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Regjistrimi i diasporës është duke vazhduar dhe pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti. Derisa, sipas disa të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vlerësohet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës. (REL)

ma.me

Next Post
Sherr ‘analistësh’, Lubonja përplas shishen dhe i thotë Bushatit: “Ti qënke idiot”

Sherr 'analistësh', Lubonja përplas shishen dhe i thotë Bushatit: "Ti qënke idiot"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Alarm në Kombëtare, Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

Liga e Kombeve/ Alarm në Kombëtare, Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

November 14, 2026
Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

EMRI/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina përplas me vdekje këmbësorin!

November 14, 2026
FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

November 14, 2026
Zelensky: SHBA ka propozuar që Ukraina të dorëzojë Donbasin për anëtarësim në NATO

Zelensky: SHBA ka propozuar që Ukraina të dorëzojë Donbasin për anëtarësim në NATO

November 14, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

Pse u tërhoqët nga votimi për Spiropalin? Klosi: Jam këtu për pjesën publike, Manastirliu qëndron në Tiranë

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për Spiropalin dhe Ndrecën! Manastirliu mbetet në Tiranë, përforcohet me Demon dhe Koçiun

November 14, 2026
Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

November 14, 2026
Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

November 14, 2026
Mbi 100 mijë njerëz në rrugë, tjetër ditë proteste në Francë kundër kostos së lartë të jetesës

Mbi 100 mijë njerëz në rrugë, tjetër ditë proteste në Francë kundër kostos së lartë të jetesës

November 14, 2026
Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In