Spektakli “Dance with me” është përfolur shpesh për raportet mes kërcimtarëve konkurrues, megjithatë, deri tani asnjë nga romancat e supozuara nuk është konfirmuar. Por, Robert Aliaj është i bindur se provat e gjata dhe kërcimet trup më trup shkaktojnë domosdoshmërish ndjenjë mes ndonjë çifti.
I pyetur në “Zonë e Lirë” për historitë e dashurisë në “Dance with me”, Aliaj tregon se gjatë tre muajve që zgjat spektakli lindin natyrshëm romanca, ose të paktën flirte mes konkurrentëve. “Nëse nuk do kishte lidhje mes konkurrentëve “Dance with me” do humbiste automatikisht 10 pikë”, shpjegon Robert Aliaj. Kundërshtimeve të konkurrentëve të këtij edicioni, anëtari i jurisë i është përgjigjur shkurtimisht, “Nëse nuk lindin ndjenja dhe flirte, atëherë janë të pashpirt”./revistaclass
ma.me