• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rivlerësimi i shtëpive, Ahmetaj: Qytetarët kanë kursyer 250 milionë dollarë

by Java News
17/05/2017 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, informoi dje se nga muaji shtator deri më 15 maj, 48 mijë qytetarë kanë aplikuar për rivlerësimin e shtëpive. Ministri Ahmetaj tha se nga ulja e taksës qytetarët kanë kursyer 250 milionë dollarë.

Në konferencën për shtyp për prezantimin e treguesve të ekonomisë të 3- mujorit të parë të 2017-s, ministri i Financave Ahmetaj tha se konsolidimi i ekonomisë është mbështetur nga investimet e huaja, rritja e punësimit dhe rritja e besimit të biznesit dhe konsumatorëve.

Ministri tha se nga thithja e investimeve të programit 1 miliard dollarë, synohet që në fund të mandatit të dytë rritja ekonomike të jetë 6 për qind. Ahmetaj informoi edhe për fillimin e shpërndarjes së këstit të 8-të për kategorinë parësore të përndjekurve.

RIVLERËSIMI

Në fund të muajit mbyllet aftit i rivlerësimit të shtëpive me taksën 2 për qind, nga 15 për qind që ishte më parë. Ministri i Financave informoi aplikimet e kryera deri më 15 maj dhe përfitimet që kanë marrë qytetarët nga ulja e taksës.

“Që nga 1 shtatori deri në 15 maj në vend janë regjistruar 48 mijë aplikime me një vlerë totale prej 3,95 miliardë lekësh. Si rezultat i uljes së tatimit nga 15 për qind në 2 për qind qytetarët kanë kursyer 25,6 miliardë lekë apo 250 milionë dollarë. Sot për shkak të rivlerësimit të pronës së tyre, të një vlere të re që ka prona në referencë të zhvillimeve të tregut, vlera e pronës së shqiptarëve është rritur me 1,9 miliardë dollarë.

Për ta thënë farë thjesht, nëse një apartament vlerën kontabël historike e ka pasur 2 milionë lekë, në vlerën e tregut sot e ka 5 milionë lekë. Kjo vlerë i shërben qoftë në kryerjen e transaksionit të shitblerjes, qoftë në rastin e një kolaterali kredie”, tha Ahmetaj.

TË PËRNDJEKURIT

Ministri Ahmetaj tha se për kategorinë e ish-të përndjekurve politikë qeveria ka shpërndarë deri tani 5,8 miliardë lekë. Ahmetaj tha se për kategorinë parësore ka nisur shpërndarja e këstit të 8-të të dëmshpërblimit. “Për ish-të përndjekurit nga 2009 deri në 2013 janë shpërndarë 1,47 miliardë lekë. Për periudhën 2014 deri në 2017 janë shpërndarë 5,8 miliardë lekë. Kemi filluar këstin e tetë, para 5 ditësh kam firmosur fillimin e shpërndarjes të këstit të 8-të. Imagjinoni se çfarë diference ka trajtimi që u ka bërë çadra të përndjekurve dhe trajtimi që i ka bëra qeveria Rama të përndjekurve”, u shpreh Ahmetaj.

RRITJA EKONOMIKE

Ministri i Financave Ahmetaj tha se vendi ka lënë pas krizën dhe se rritja ekonomike është konsoliduar. Ministri Ahmetaj dha dhe arsyet e konsolidimit ekonomik. “Unë besoj se konsolidimi ekonomik ka ardhur nga investimet e huaja, investimet vendëse, nga rritja e punësimit, nga rritja e kërkesës së brendshme dhe besimi i aktorëve tek ekonomia dhe këto janë arsyet”, tha Ahmetaj.

Ministri u shpreh se në fund të mandatit të dytë synohet të arrihet rritje ekonomike deri në 6 për qind. “Kemi thënë që do të rrisim ekonominë në një mesatare; Në fund të mandatit do të jetë rritja 5,5 për qind me një mesatare të kalkuluar 4,5 për qind me një mandat është e mundur. Unë besoj se do të ecim me projektin 1 miliard dollarë investime dhe, nëse do të tërheqim më shpejt investime të huaja, mund të arrijmë edhe 6”, tha ministri./a.ç

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme. Kujdes pasdite!

Parashikimi i motit për ditën e sotme. Kujdes pasdite!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

October 21, 2026
Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

“The Times” i kërkon falje FIFA-s për çështjen e pagave të presidentit Infantino

October 21, 2026
31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

October 21, 2026
“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

October 21, 2026
EMRI/ Ktheu magazinën në plantacion droge, shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

Goditja e mafias në Europë, të paktën 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68 milionë eurove!

October 21, 2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Drejtësisë merr masa dhe vendos dritare hekuri!

Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Drejtësisë merr masa dhe vendos dritare hekuri!

October 21, 2026
U kap duke fluturuar me avion mbi centralin bërthamor në Francë, Apeli rrëzon kërkesën e  Ermal Beqirit për lirim! I hapet rrugë ekstradimit

Kështjellë në Francë dhe 2,1 milionë euro pasuri të sekuestruara, Ermal Beqiri i akuzuar për dosjen AKSHI tenton t’i shpëtojë ekstradimit në Shqipëri

October 21, 2026
Franca po paguan çmimin e llastimit të të rinjve

Franca po paguan çmimin e llastimit të të rinjve

October 21, 2026
Masat për protestuesit, Berisha sulmon Ramën: E ka humbur logjikën nga frika se dita e llogarisë po vjen

Masat për protestuesit, Berisha sulmon Ramën: E ka humbur logjikën nga frika se dita e llogarisë po vjen

October 21, 2026
Protestat në Tiranë: Gjykata liron 22 të arrestuar dhe cakton masën “detyrim paraqitjeje”

Protestat në Tiranë: Gjykata liron 22 të arrestuar dhe cakton masën “detyrim paraqitjeje”

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In