• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme/ Ahmetaj përplaset me Boden për barrën fiskale

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi pritet t’i hapë rrugë në seancën e sotme, nismës së qeverisë që mundëson rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndërsa maxhoranca dhe opozita debatuan lidhur me qëllimin e projektligjit.

Ministri Arben Ahmetaj tha se ky është një ligj i rivlerësimit të pasurive, i cili ofron një mundësi të kufizuar në kohë, për të lehtësuar një barrë të mundshme fiskale në të ardhmen për të gjithë ata që vlera e pasurive të tyre të paluajtshme ka akoma vlerën historike dhe ka nevojë të rivlerësohet në vlerën e tregut. Ahmetaj renditi disa nga reformat dhe nismat fiskale që kanë ndikuar në përmirësimin e situatës ekonomike në vend.

“Kemi prekur me ulje drastike të paktën 80 % të familjeve shqiptare. Për herë të parë kjo qeveri nuk krijon balancë negative dhe sivjet borxhi është më i ulës se vitet e kaluara duke filluar trajektoren rënëse”, deklaroi ai.

Ministri i Finacave po ashtu vlerësoi qëndrimin e opozitës që sipas saj, pavarësisht qëllimit do ta votonte nismën për rivlerësimin e pasurive.

Bode: Rëndon qytetarët në të ardhmen

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, tha sot gjatë fjalës së tij në parlament se nisma e qeverisë për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme do të rëndojë qytetarët në të ardhmen. Sipas tij, kjo nismë është një kërbaç.

“ Kjo nismë nuk është një karamele në vitin elektoral në detin e hidhur ku qeveria ka hedhur qytetarët por një kërbaç pasi qeveria mendon të ndryshojë skemën e taksimit mbi bazën e vlerës, çka do të rëndojë qytetarët në të ardhmen”, tha Bode

Më tej ai tha: “Mbështesim çdo masë në dobi të qytetarëve e biznesit dhe për këtë arsye e kemi shprehur votën pro, por në të vërtetë kemi të bëjmë me një masë periferike në interes të një numri të limituar që nuk kalon 2 % për qytetarët, ndërsa për bizneset nuk ka asnjë interes dhe lidhet me ata qytetarë që kanë banesa për të shitur”, tha Bode.

ma.me

Next Post

Reforma në Drejtësi/ Berisha sulmon ambasadorët Lu e Vlahutin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In