• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rivlerësimi i apartamenteve, ulet taksa për shitjen e shtëpive

by Aalison Pearse Stevens
24/07/2016 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët dhe bizneset kanë afat të bëjnë rivlerësimin e shtëpive me tatim 2 për qind deri më 28 shkurt 2017. Taksa që do të paguhet do të llogaritet nga diferenca e vlerës së rivlerësimit të apartamentit dhe vlerës së mëparshme, e cila do të jetë 2 për qind e kësaj diference dhe për biznesin 3 për qind. Në rivlerësimin e apartamenteve në rast shitjeje do të përfshihen edhe shtëpitë e legalizuara, apartamentet që nuk kanë hipotekë, por vetëm kontratë sipërmarrjeje. Komisioni i Ekonomisë miratoi dje ligjin për rivlerësimin e pasurive, duke ulur tatimin e pronës nga 15% në 2%.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se ligji takson 2 për qind vetëm diferencën e rivlerësimit të shtëpive dhe jo më vlerën e shitjes. “Rivlerësimi nuk është i lidhur drejtpërsëdrejti me transaksionin, por i lidhur me transaksionin nesër në potencë për ta lehtësuar. Është një instrument lehtësues. Jam i bindur se do të jenë një masë e madhe qytetarësh që do të përfitojnë nga lehtësimi. Ka një mundësi shumë të madhe për atë pjesë që nuk arriti të bëjë rivlerësimin dhe janë 90 për qind. I japim mundësi një grupi shumë të madh qytetarësh. Rivlerësimi 2 për qind është mbi diferencën e rivlerësimit dhe jo mbi transaksionin. Transaksioni nesër vazhdon në normalitet të regjimit aktual”, tha Ahmetaj, shkruan Panorama. Ligji u mbështet nga opozita, por deputeti Ridvan Bode ngriti dyshimin se pas rivlerësimit, qeveria do të ndryshojë taksën e pasur ive, duke e kthyer atë sipas vlerës së tregut.

të shitur të mos paguajnë 15 për qind, por 2 për qind, qeveria e bën sepse ka ndërmend të vendosë një taksë ‘ad valorum’, mbi banesat. Pra, nga një taksë që e kemi për metër katror, sipas vendndodhjes, të kalojmë në një taksë që bazohet mbi vlerën e shtëpisë. Duket se këtu kemi të bëjmë me një kulaç dhe qeveria të ngrejë lart kërbaçin në momentin që sa ta kafshosh, do ta hash shumë më të fortë kërbaçin e qeverisë që do të vijë nga taksë mbi vlerën e shtëpive dhe kapitaleve”, u shpreh Bode. Deputeti Edmond Spaho u shpreh se ligji nuk do të sjellë efekte, ndërsa kërkoi ulje të tatimit mbi pasurinë e paluajtshme nga 15 për qind në 10 për qind. Deputeti Sherefedin Shehu i propozoi Komisionit që tatimi i pasurisë për rivlerësim të mos jetë 2 për qind, por 0,5 për qind. Propozimi i Shehut u kundërshtua nga ministri Ahmetaj.

“Logjika e 2 për qindëshit në këndvështrimin tim është goxha solide, jep insetivë goxha të madhe, por mban parasysh edhe raportin e pjesës tjetër”, tha Ahmetaj. Ndryshimet për përfshirjen në procesin e rivlerësimit edhe të shtëpive të legalizuara u bënë nga përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë, Arben Shkodra.

“Të përfshihen qytetarët, të cilët nuk kanë prona të hipotekuara, por i kanë me kontratë sipërmarrjeje. Flasim për një numër të madh pronash, që nuk janë hipotekuar akoma, mund të jenë në proces legalizimi dhe nuk ka ndodhur akoma legalizimi i tyre”, u shpreh Shkodra.

Next Post

Policia reagon pas akuzave nga PD për shkarkimin e 7 efektivëe: Të pavërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

October 20, 2026
Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

October 20, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

October 20, 2026
Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

October 20, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

October 20, 2026
Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com