• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rivalitet me Fevziun? Ja si përgjigjet Sokol Balla; Çfarë thotë për Nanon, Berishën, Ramën

by A R
20/09/2017 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i emisionit “Top-story”, në një rrëfim për veten, gazetarinë shqiptare dhe marrëdhëniet e saj me politikën gjatë një debati të hapur me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës.

E ka ushtruar profesionin e gazetarit për afro çerekshekulli dhe në dekadën e fundit drejton një emision të rëndësishëm politik në Top-Channel, Top-Story. Sokol Balla ishte i ftuar në UET në kuadër të forumeve me temë “Populizmi vs Reformizmi”, ku kanë qenë më parë kolegë të tij gazetarë, politikanë të njohur në Shqipëri dhe Kosovë dhe personalitete të tjera nga jeta publike shqiptare.

Dy ishin çështjet ku Balla u ndal gjatë forumit të së martës në mbrëmje; gazetaria, problemet dhe kriza e saj sot dhe marrëdhënia e gazetarisë me politikën.

Në rolin e gazetarit vëzhgues dhe njohës i politikës së ditës, ai po ashtu bëri një analizë të shkurtër të tipareve populiste dhe reformiste tek disa prej politikanëve më të rëndësishëm të tranzicionit shqiptar si Nano, Berisha, Rama dhe Meta.

Balla tha se pak a shumë të gjithë politikanët shqiptarë janë populistë. “Nuk kam ende parë një politikan shqiptar, pavarësisht mëyrës se si e shpreh atë, që të vijë në emisionin tim, dhe të mos ketë këtë qëllim. Pra besoj që tendenca e politikanëve, kur vijnë në emisione të tilla është që ata të përcojnë mesazhin e tyre pavarësisht nga pyetjet e tua”, tha ai.

I pyetur nga moderatorja e Forumebe UET, Belina Budini, nëse mund të rrjeshtonte politikanët reformistë dhe ata populistë, Balla e nisi me ish-kryeministrin socialist, Fatos Nano dhe e përfundoi me Metën, duke i quajtur të gjithë reformatorë në një mënyrë a një tjetër.

“Fatos Nano ka reformuar shoqërinë shqiptare në disa aspekte, në të cilat ne nuk do të na shkonte mendja kurrë, lejoi dialogun, zyrtarizoi tolerancën, guxoi pa frikë të bënte ndryshime të forta dhe të mëdha në jetën e tij personale, duke i dhënë një shembull një shoqërie që ishte ende e mbylllur, pati guximin të falte ata që e ndëshkuan, madje të toleronte ata që e kishin ndëshkuar. Pra nuk mund ta quash Fatos Nanon joreformist. Hyn tek grupi i reformatorëve të këtij vendi.

Në mënyrën e tij, Sali Berisha është reformator, sepse unë them që reformator në rradhë të parë është ai që arrin të ndryshojë veten e tij, dhe Sali Berisha vetë është futur në një proces vetëtransformimi të pabesueshëm. Kush do mendonte se Sali Berisha do fitonte zgjedhjet në 2005. Por e votuan mjaftueshëm shqiptarë dhe ndryshoi mjaftueshëm që të bëhej i pranueshëm për të gjithë. Si kryeministër, pati merita të jashtëzakonshme në disa reforma të rëndësishme si p.sh. taksa e sheshtë. Mendoj që taksa e sheshtë ishte më shumë sukses i asaj qeverie se ç’është taksa progressive në qeverinë aktuale.

Por padyshim tek reformistët do të fusja dhe Edi Ramën. Kjo është e pamohueshme për shkak edhe të asaj që unë do e quaja transformim estetik të Shqipërisë për të cilin të gjithë ne kemi nevojë. Kemi nevojë pasi ne të gjithë në shtëpiat tona kemi rregulluar banjot, dhomat e pritjes, por ne hapim dritaret dhe hedhim plehrat jashtë. Estetizmi i Edi Ramës e ka ndihmuar të mbulojë disa defekte të qeverisë që ai ka, siç kanë gjithë kryeministrat. Mënyra se si ai kërkon ta sjellë ndryshimin, dhe kërkon ta sjellë shpejt ndoshta edhe me arrogancë, ndoshta edhe pa marrë dhe respektuar opinionin e të gjithëve, ndoshta edhe me atë gabimin që bëjnë zakonisht populistët, përfshirë dhe Sali Berishën, të cilët mendojnë se cfarë është mirë për ta është mirë edhe për vendin e tyre. Por padyshim me gjithë defektet që gjithë këta politikanë të tranzicionit kanë nuk mund t’i mohosh atyre shpirtin e tyre reformator. Ndër ta hyn dhe Ilir Meta, pasi për herë të parë theu monopolin politik. Pati guximin, të dilte përballë dhe të thoshte që ka një alternativë të tretë. Sot mund ta gjykojmë shumë këtë alternativë të tretë, ishte ajo e duhura apo jo, çfarë është, çfarë do të jetë pas 4 vitesh, por krijjimi i një partie të tretë dhe suksesi i saj elektoral solli reformën e sistemit politik në vend. Deri në pikën që ndoshta iu sugjerua shqiptarëve që ajo duhej të korrigjohej për shkak se po sillte një deformim të caktuar”, – komentoi moderatori i Top-Story.

Duke kujtuar intervistën e parë me kryeministrin e sotëm Balla thotë se ai gjithmonë të jep përshtypjen se kërkon të kapërcejë aktualitetin politik.

“Për herë të parë e kam intervistuar në ’98 kur u kthye nga Parisi, dhe feedback-u ishte se ky individ kërkon të vazhdojë gjatë në politikë dhe me kalimin e viteve sa herë bisedoja, sa herë e citoja, intervistoja ajo që shikoja tek Edi Rama, ishte gjithmonë, përpjekja e tij e qartë tashmë, këmbëngulja e tij, vendosmëria e tij, për të dhënë një mesazh që kapërcente aktualitetin politik në të cilin ai ndodhej”. – tha Balla.

Ndërsa për Bashën, Balla tha se po ecte në librin e shkruar më parë nga Rama.

“Kam vënë re disa nga individët tek Partia Demokratike, brezin e ri që që ka ardhur, “prurjet e z.Basha.” duket sikur është ajo prerja paralele të themi meqënëse z. Basha po ecën drejt një libri të shkruar nga Edi Rama, apo edhe të gjithë ata që janë poshtë tij, duhet të ecin ashtu siç po themi ecën edhe prurjet e z. Rama, në krye të PS, në 2005”, komentoi Balla i pyetur nëse ai mund të pikaste ambiciozët e rinj në politikë.

Gazetaria shqiptare, nga romantizmi tek kasetat e partive

Gazetari i Top-Channel pranoi se gazetaria shqiptare po përjeton një krizë financiare dhe jo vetëm dhe atë të pavarësisë. Në gjykimin e tij gazetaria e re shqiptare mund të ndahet në tre faza; ajo romantike që për Ballën që ishte periudha e parë e saj pas viteve ’90, kur mes gazetarëve kishte solidaritet, punë të pavarur nga politika dhe investigimeve serioze. Faza e dytë është ajo e bumit ekonomik sipas tij që përkon me vitin 1999 e vijoi për gati një dekadë me hapjen televizioneve e radiove e gazetave të reja. Faza e tretë është kjo që po jetojmë sot dhe që është kriza, sipas Ballës.

“Besoj që pas vitit 2008-2009 si edhe gjithë ekonomia botërore, edhe media po përjeton fazën e saj të krizës. Unë mendoj që jemi në një krizë të plotë pasi asetet financiare janë të limituara dhe kjo limiton mirëfilli punën tonë direkte”- thekson ai.

Balla e quan një krizë financiare, por pranon se po ashtu është një krizë pavarësie nga politike, duke marrë si shembull “imponimin” sipas tij të kasetave të gatshme që vijnë nga selitë e partive, që nënkupton mbikalim të punës së vërtetë gazetareske.

Moderatori i Top-Story pa përmendur emra emisionesh të tjera politike të të njëjtin format tha se nuk ishte për emisionet e gjata me debate që tejkalonin etikën në komunikim.

I pyetur për kolegun rival me të njëjtin format televiz, Blendi Fevziu në TV Klan, ai tha se “sigurisht kam respekt për atë që ju e quani rival, unë e quaj kolegun tim. Besoj është përsoni që e nisi përvojën e debateve politike në vend prej 20 vjetësh dhe shumë të tjerë kanë vazhduar në gjurmët e tij, pavarësisht se jo shumë ia kanë dalë. Unë ndjek modelin tim të gazetarisë, nëse është ai i ndryshëm nuk është në gjykimin tim ta vlerësoj”./a.m.

Next Post
Video/ 41-vjeçari në Memaliaj kapet në flagrancë me kanabis

Video/ 41-vjeçari në Memaliaj kapet në flagrancë me kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra mijëra euro, arrestohet shqiptari në Itali

U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra mijëra euro, arrestohet shqiptari në Itali

June 28, 2026
Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin ton

“La Repubblica”: Nga Tirana në Berat, Shqipëria përtej Adriatikut dhe Jonit, mes bunkerëve, vreshtave dhe qytetërimeve të lashta

June 28, 2026
Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Ndodh edhe kjo! Klientja mbahet me forcë dhe dhunohet brenda dyqanit te ish-Dogana

June 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur mashtrimi u bë investim

June 28, 2026
“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

June 28, 2026
“Kur ishte deputet i PD, Ndrenika më hoqi nga puna dhe më rrahu”, djali i Kadri Roshit: Hyri vjedhurazi në varrimin e babait…

“Kur ishte deputet i PD, Ndrenika më hoqi nga puna dhe më rrahu”, djali i Kadri Roshit: Hyri vjedhurazi në varrimin e babait…

June 28, 2026

Biografia politike e zgjedhësve në Shqipëri

June 28, 2026
Rama paralajmëron “Rilindja Urbane 2.0”: Kabllot do të kalojnë nën tokë

Rama paralajmëron “Rilindja Urbane 2.0”: Kabllot do të kalojnë nën tokë

June 28, 2026
Humb jetë i paraburgosuri në burgun e Shkodrës

Humb jetë i paraburgosuri në burgun e Shkodrës

June 28, 2026
Marrëveshja e paqes Izrael–Liban me 14 pika, çështja e Hezbollahut në qendër të krizës

Marrëveshja e paqes Izrael–Liban me 14 pika, çështja e Hezbollahut në qendër të krizës

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In