Një i ri sheh një punonjës policie në rrugë dhe e godet me grushte pa asnjë arsye. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë tek Rruga e Durrësit, ku policia ka arrestuar agresorin Kristo Kodra, 24 vjeç. Sipas të dhënave, efektivi i policisë rrugore R.E., ka qenë në krye të detyrës, kur është sulmuar me grushte në trup.