• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I riu nga Lapraka përndiqte një femër për ta bërë prostitutë, dënohet nga gjykata

by Java News
23/12/2016 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një 24-vjeçar ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë, dikur e dënuar për ushtrim prostitucioni, duke i kërkuar kësaj të fundit, që të bëhej prostitute e tij dhe të punonin së bashku.

I riu Jonader Bami nga Lapraka, e ka kanosur me jetë vajzën me inicialet R.C, madje në një rast ka tentuar ta rëmbejë këtë të fundit me një taksi, duke e kapur për flokësh, por nuk ka mundur ta marrë atë me vete. E trembur nga kjo situatë e pakëndshme, vajza i është drejtuar policisë së Tiranës, duke i pohuar oficerëve të kësaj të fundit se duhet ta ndihmonin për shkak se një person, kërkonte ta shfrytëzonte si prostitutë.

Gjithçka ka ndodhur më datë 8 korrik 2016 kallezuesja R.C ka bërë kallzim pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, duke denoncuar se i pandehuri Jonader (Jonadri) Bami prej një muaji e përndjek dhe shqetësohet prej tij. Kallëzuesja ka patur njohje të mëparshme me të pandehurin, raporton Shqiptarja.com. I pandehuri sipas kallëzueses i del përditë para shkallës së pallatit ku jeton dhe i kërkon të kryejë marrëdhënie  seksuale.

Ai në shumë raste i ka dalë përpara në rrugë e ka kapur për duarsh duke insistuar që ajo të shkojë në motel me të dhe më pas i ka kërkuar që të lidheshin bashkë për të bërë punë të mëdha. Për këto veprime ky i pandehur është dënuar pak ditë më parë, me 8 muaj nga gjykata e Tiranës.

Kallëzuesja ka qenë e dënuar më parë për ushtrim prostitucioni dhe duke ditur këtë fakt i pandehuri i ka kërkuar që të rifillojë përsëri të ushtrojë prostitucion në mbrojtjen e tij dhe fitimet t’i ndanin së bashku. Në raste të veçanta i pandehuri e ka kërcënuar duke iu referuar fisit të tij dhe duke i thënë se do të punonte për llogari të tij.

Kallëzuesja në mënyrë të vazhdueshme e ka refuzuar këtë propozim, por i pandehuri Jonader (Jonadri) Bami ka insisituar madje dhe me kërcënime se ajo duhet të ushtronte prostitucion për të patjetër. Edhe në keto raste kallëzuesja i ka thënë se do të bënte denoncim në polici.

Ndërkohë në datën 8 korrik 2016 kallëzuesja R.C ka dalë nga banesa rreth orës 11:00 dhe personi nën hetim i ka dalë përpara dhe ka tentuar ta hipë në një taksi, por taksia nuk ka ndaluar.

Sipas kallzueses ai ka qenë i dehur me pije alkolike dhe e ka kapur për flokësh duke e qëlluar dhe më pas i ka marrë telefonin nga dora të markës LG dhe është larguar. Pas kësaj ngjarjeje kallëzuesja është paraqitur pranë organeve të policisë duke bërë kallzimin ndaj personit në hetim.

Të ndodhur para këtyre fakteve Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariatit te Policisë Nr.1 Tiranë kanë ndjekur dhe kanë kryer arrestimin e Jonader (Jonadri) Bami. Tashmë ky i fundit është dënuar nga gjykata e Tiranës me 8 muaj burgim.

ma.me

 

Next Post
NATO: “Rusia mund ta pushtojë Evropën për 48 orë”

Deustche Welle: 2016 është viti i Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com