• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deustche Welle: 2016 është viti i Putinit

by S M
23/12/2016 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti që po lëmë pas shihet prej ekspertëve dhe mediave perëndimore si “një supervit” për presidentin rus, Vladimir Putin. Ky ishte një vit pa tronditje për rusët, po të mos kishte qenë atentati ndaj ambasadorit rus në Ankara. Polici që kreu vrasjen tha se bëri këtë si hakmarrje për qëndrimin e Rusisë ndaj konfliktit në Siri.

Politika e jashtme është për momentin fusha ku Putini mendon se është i sukseshëm. Ndihma ushtarake ruse për presidentin Bashar al-Assad solli kthesën në luftën në Siri. “Rusia është bërë në këtë mënyrë lojtare në nivelin më të lartë ndërkombëtar” – thotë Jens Siegert, ish-drejtues i zyrës së fondacionit Heinrich Bëll në Moskë.

Por Aleksader Rahr, drejtor i Forumit Gjermano-Rus, thotë se lufta në Siri ende nuk ka marrë fund dhe se “roli i Rusisë do të vlerësohet sipas përfundimit të kësaj lufte.”

Fitore e pragmatizmit në lidhje me Turqinë

Edhe mbylljen e shpejtë të konfliktit me Turqinë Putini mund ta konsiderojë si fitore. Marrëdhëniet mjaft të mira mes dy vendeve u përkeqësuan pasi në fund të nëntorit 2015 aviacioni turk qëlloi një avion bombardues rus në kufi me Sirinë. Pasi presidenti turk Erdogan kërkoi në qershor falje me shkrim, tani Moska dhe Ankaraja janë sërish partnere dhe koordinojnë veprimet në Siri. Po ashtu ato po vazhdojnë projektin e ndërtimit të gazsjellësit të Detit të Zi, që është shumë i rëndësishëm për Moskën.

Sipas Andrej Kolesnikov nga qendra Carnegie e Moskës, përmirësimi i marrëdhënieve mes të dy vendeve lidhet me interesa pragmatike.

Shpresa e Putinit Trumpi

Si suksesi më i madh i politikës së jashtme e Moskës për këtë vitit konsiderohen zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe fitorja e kandidatit republikan Donald Trump. Administrata amerikane dhe kandidatja e demokratëve që humbi në zgjedhje, Hillary Clinton, e akuzojnë udhëheqjen ruse për ndërhyrje në fushatën zgjedhore përmes sulmeve të hakerave. Moska e mohon këtë. Prandaj fitorja e Trumpit bën pjesë në kategorinë e atyre ngjarjeve, në të cilën roli i Moskës dhe sidomos ndikimi i saj në rezultatin përfundimtar nuk është dëshmuar përfundimisht.

Por sipas ekspertëve nuk është e sigurt nëse Rusia do të përfitojë nga Trumpi. Rusia u befasua nga fitorja e Trumpit dhe u gëzua edhe më tepër beson Aleksader Rahr: “Trumpi ishte fitore e madhe për Kremlinin”. Nëse presidenti i ardhshëm amerikan do ta nxisë sikurse ka deklaruar afrimin me Rusinë dhe do të vërë në vendin e parë interesa në vend të vlerave, Rusia “mund të përfitojë shumë”.

Asnjë fitore pa amëz    

Duke bërë bilancin ekspertët vënë në dukje se shumë suksese të Rusisë këtë vit janë vetëm etapa fitoresh. Qoftë rasti i presidentit amerikan, lufta në Siri apo të çarat në Perëndim, janëzhvillimet që nuk kanë përfunduar ende dhe mund të zhvillohen ndryshe nga ç’shpreson Moska. “Bota multipolare mund të infektohet nga kaosi”, thotë Alexander Rahr.

Kurse eksperti nga Andrej Kolesnikov thotë përmbledhtazi: ndër frytet e fitoreve të Putinit nuk ka thuajse asnjë që nuk janë pak e prishur.

DW

Next Post
Vrasja e ambasadorit rus, zbulohet mënyra se si arriti të depërtonte vrasësi

Vrasja e ambasadorit rus, zbulohet mënyra se si arriti të depërtonte vrasësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

August 27, 2026
Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

August 27, 2026
Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

August 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa shkojnë temperaturat

Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

August 27, 2026
Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

August 27, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com