• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ritmi i pandemisë po përshpejtohet”/ Paralajmëron OBSH: Virusi po zhvendoset te moshat e reja!

by
20/04/2021 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Infeksionet nga Covid-19 janë rritur me një shpejtësi alarmante në 8 javët e fundit, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se vetëm javën e kaluar janë shënuar 5.2 milion raste të reja, numri më i lartë javor i shënuar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë.

Vdekjet gjithashtu janë rritur për të 5-tën javë rresht, tha ai, ndërsa zyrtarisht në botë më shumë se 3 milion njerëz kanë vdekur nga Covid-19.

Tedros paralajmëroi që ritmi i pandemisë po përshpejtohet, pavarësisht procesit të vaksinimit.

“U deshën 9 muaj për të arritur 1 milion të vdekur, katër për të shkuar në 2 milion dhe tre muaj për të arritur 3 milion viktima. Këto shifra mund të na kenë mpirë, por secila vdekje është një tragjedi për familjet, komunitetet dhe kombet”, tha Tedros.

Drejtori i Përgjithshëm tha se, barra e përhapjes së virusit mund të zhvendoset drejt të rriturve të rinj. Ai shtoi se, infeksionet dhe shtrimet në spital midis njerëzve të moshës 25-59 vjeç po rriten me një shpejtësi alarmante, ndoshta për shkak të varianteve shumë të transmetueshme dhe rritjes së përzierjes shoqërore midis të rinjve./ b.h

Next Post
Cubat dhe lëtyrat e kësaj fushate

Cubat dhe lëtyrat e kësaj fushate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In