• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cubat dhe lëtyrat e kësaj fushate

by Artur Ajazi
20/04/2021 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Kjo fushatë, fatmirësisht tanimë e ka përcaktuar fundin e tranzicionit të trishtë politik në Shqipëri. E atij tranzicioni, që veshi me “lëkurën” e politikanit , ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit 30 vjet më parë, ish-agjentë të shërbimeve sekrete të huaja, ish-komunistë me dosje krimesh, ish-mëkatarë procesesh gjyqsore, dhe ata, që nuk kishin firmosur kurrë në dordero,dhe që arritën të bëhen kryeministra, pronarë partish dhe deri presidentë.

Cubat dhe lëtyrat, do të mbahen mënd gjatë nga shqiptarët,si hajdutë, grabitqarë, trafikantë, kontrabandistë, dhe kriminelë të veshur me kollare dhe gjerdanë floriri. Kjo fushatë, do të sjellë fundin e tyre, dhe fatin më të madh për shqiptarët. Do të ikin, dhe do të fshihen nga libri i historisë, për tu gdhendur në librin e turpit. Ata janë bërë bashkë, ata janë bërë një trup, një mëndje, një ushtri të çmendurish, të korruptuarish, që duan luftë, viktima, duan të rikthejnë 1997.

Ata i kanë shpallur luftë qeverisë, shqiptarëve,demokracisë,votës së lirë, ndërkombëtarëve. Ata  janë bërë ortakë me djallin dhe me llumin, duke tmerruar jetët tona. Ata duan, dhe janë të etur për gjak dhe viktima, duan ta shohin vendin të digjet, duan ti shohin institucionet të shkatërrohen, duan të shohin qytetet të rrënohen dhe shqiptarët të vëllavriten. Vota popullore, mandati  i tretë i Edi Ramës, ata do ti shpërfytyrojë, do ti nxjerrë nga binarët, dhe do ti vendosë në llogoren e luftës frontale me demokracinë e vërtetë.

Të dëgjosh se si cubat dhe lëtyrat, kanosin, provokojnë, ulurasin, akuzojnë, presionojnë, paralajmërojnë akte dhune, dhe pastaj kërkojnë vota, kupton fare qartë se në ç’duar kemi qenë, dhe nga kush jemi drejtuar në gjithë këto vite. Janë pikërisht ata,që të ardhur nga skutat e errëta nga ku merrnin “udhëzime”,u bënë shpejt dhe papritur,“politikanë”.

U bënë kryeministra, presidentë, ikën me turp nga pushteti dhe rierdhën me vota vjedhura dhe të blera, morën gjithçka kishte vendi, e shitën, e grabitën, e blenë, dhe sot bëjnë jetë sheikësh. Ata erdhën nga bodrumet e ambasadave drejt pushtetit, nga ku kishin firmosur “karierën” dhe turpin e tyre. Cubat dhe lëtyrat, nuk munguan të dalin edhe kësaj here në fushatë, shpesh duke u rikthyer edhe në vendin e krimit.

Ata lypin vota, ata duan pushtetin, edhe pse shqiptarët e dinë dhe i njohin. Ata janë nën efektin e alkoolit, delirit, parasë, ata janë të etur për pushtet të marrë me dhunë, sepse ata urrejnë votën e lirë. Cubat dhe lëtyrat,do ti shohim dhe dëgjojmë edhe këto ditë rrugëve dhe ekraneve. Pas humbjes ata do të jenë futur skutave, duke tentuar të ndezin ndonjë molotovë, të mbetur bodrumeve në selitë e partive, për të prishur festën e fitores. Por nuk do të mundin…

Next Post
Akt terrorist në Tiranë? Pesë të plagosur brenda xhamisë te Rruga e Kavajës, kapet autori

“Ka qenë njeri i sjellshëm”, flet miku i autorit që sulmoi në xhami: Duhej të ishte në spital, kishte lënë ilaçet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rekord regjistrimesh në qershor! Mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri

Rekord regjistrimesh në qershor! Mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri

July 6, 2026
Pas 22 vitesh, Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, gazetari tregon detaje nga Ankaraja

Pas 22 vitesh, Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, gazetari tregon detaje nga Ankaraja

July 6, 2026
FIFA anulon kartonin e kuq ndaj golashënuesit të SHBA, reagon Donald Trump

FIFA anulon kartonin e kuq ndaj golashënuesit të SHBA, reagon Donald Trump

July 6, 2026
“Balta ngrihet mbi mua e pasur…”, Rama iu përgjigjet kundërshtarëve me vargjet e Dritëro Agollit

“Balta ngrihet mbi mua e pasur…”, Rama iu përgjigjet kundërshtarëve me vargjet e Dritëro Agollit

July 6, 2026
Rusia intensifikon sulmet ndaj Kievit, 10 viktima dhe mbi 50 të plagosur

Rusia intensifikon sulmet ndaj Kievit, 10 viktima dhe mbi 50 të plagosur

July 6, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Rikthehet vala e të nxehtit afrikan, ditët dhe zonat më të nxehta në vend

July 6, 2026
Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

July 6, 2026
“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In