• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rithemelimi” reagon për Ballën: Emërimi i tij, pjesë e paktit të Ramës për zgjedhjet e 14 majit

by A R
09/07/2023 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rithemelimi i Sali Berishës ka reaguar sot pas emërimit të Taulant Ballës nga kryeministri Edi Rama si ministër i Brendshme, pas shkarkimit të Bledi Çuçit. Në deklaratën e Rithemelimit thuhet se kjo është një shenjë e degjenerimit total të pushtetit dhe verbërisë së Ramës para dramës së sigurisë që po kalon vendi.

“Edi Rama ka bërë dje një rokadë në majë të pushtetit duke e zhgraduar si deputet, Rahman Rrajën dhe disa orë më pas e ka graduar si Ministër të Brendshëm. Taulant Balla është vetëm një “presta nome” për bandën e Rrajave dhe për të gjitha bandat e Shqipërisë nga Elbasani në Shkodër.

Zëvendësimi i “Çuçit të familjes” me familjarin e bandave është shenjë e degjenerimit total të pushtetit dhe verbërisë së Ramës para dramës së sigurisë që po kalon vendi. Partia Demokratike e konsideron këtë emërim si pjesë të paktit të bërë nga Rama dhe Balla me bandat kriminale për zgjedhjet e 14 majit: Ju na jepni rezultatin ne ndajmë pushtetin me ju.

Raporti i farsës së 14 majit të bërë tashmë publik nga Partia Demokratike e dëshmon qartë këtë. Si do ta mbrojë, Taulant Balla familjen Maja në Krujë nga banda e Rrajve, kur po ai, para disa vitesh ka hyrë në Komisariatin e Fushë Krujës për të nxjerrë prej andej nipërit dhe djalin e deputetit dhe mikut të tij Rrahman, që ishin ndaluar nga policia për dhunimin e Xhisiela Malokut?

Si do ti mbrojë Taulant Balla policët që kryejnë detyrën në emër të shtetit, kur ai në emër të pushtetit mori anën e banditëve kundër oficerit Emiljano Nuhu, shef i krimeve në Fushë Krujë, që po hetonte Rrajat?

Si do t’i gjurmojë apo arrestojë Taulant Balla bandat vdekjeprurëse të Elbasanit, kur ai rezulton në përgjimet e shërbimeve inteligjente të vendeve aleate si bashkëpunëtor i afërt i tyre? Si do ta rrisë Taulant Balla besimin e publikut te forcat e Policisë dhe sigurisë, rënë përtokë gjatë këtyre viteve, kur ai ka marrë pjesë, bashkë me Ardi Veliun në manipulimin e provave për vrasjen e Elbasanit në fushatën zgjedhore të vitit 2021?

Taulant Balla është ngarkuar për të bërë atë që nuk bënte dot Bledi Çuçi, kur ndodhin ngjarjet e sikletshme për qeverinë, ai t’i mbulojë siç bëri në Elbasan. Për Partinë Demokratike nuk ka rëndësi emri dhe mbiemri: mund të jetë Taulant Yaris, Taulant Gurra, Taulant Rraja apo Taulant Balla. Secili prej tyre është masha e Edi Ramës për të mbajtur të gjalla lidhjet e pushtetit me krimin. Sepse, pa këto fije Edi Rama nuk i fiton dot kurrë, asnjëherë, me garë të hapur e të barabartë zgjedhjet!”

Reagimi i PD së Sali Berishës

/a.r

Next Post
Ministri i Jashtëm grek ‘betohet’: Do bëjmë gjithçka për të liruar Belerin. Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE, duhet…!

Ministri i Jashtëm grek ‘betohet': Do bëjmë gjithçka për të liruar Belerin. Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE, duhet...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In