Ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari në Frontline Interview shpjegoi se pse dha dorëheqjen pas shumë vitesh bashkëpunimi me Ilir Metën. Brahimllari theksoi se shkak për tërheqjen e tij, ka qenë për të shmangur përplasjen mes strukturave në parti.
“Meta thotë se ky ekip më ka çorganizuar partinë. Unë kam argumentet e mija se nuk jam pjesë e çorganizimit të partisë.
Një nga ato ishte dëshira që Partia e Lirisë të mos përfundonte në përçarjen e PD-së thotë ai në një intervistë për Frontline Interview përballë gazetares Marsela Karapanço.
“Jam tërhequr në mënyrë vullnetare për të dhënë një mesazh, për shtensionimin e situatës. Unë angazhimin tim e kam nisur në opozitë, në 2006-ën. Kam ardhur nga terreni, organizimi, jo nga një zyrë shtetërore. Si mesazh kam qe eksperienca politike, nuk më lejon të gaboj. Kam dhënë dorëheqjen për të mos shkuar tek ajo që shkoi PD. Dorëheqja ka qenë për ti shërbyer unitetin. Qëndresa ime do të detyronte të ndante njerëzit në bazë. Duke qenë në mendime kundër mbi organizimin e partisë do të detyroja ti përçaja.
Situata po shkonte drejt një tensioni, nuk doja të krijoja përplasje mes strukturave. Angazhimi im brenda strukturave në LSI ka qenë i gjatë, prej 19 vitesh. Kam qenë gjithmonë në brezin e parë të organizimit të partisë, këtë kulturë kam, nuk merrem me intriga të vogla që dëmtojnë partinë. Koha është dëshmi e aksionit tim opozitar.
Pas veprimit të tij mohon të ketë pasur presion por ka mendime të kundërta me Metën për organizimin e partisë.
”Është vullnetare. Nuk kam pasur presione. Presione zero. Ka qenë e mirëmenduar për të shtensionuar siuatën brenda partisë për të dhënë një mesazh se nuk është Endriti përgjegjës. Përgjejgësi mban të gjithë ekipi”.
Konflikti me Metën a është nxitur nga dëshmia e Brahimllarit në SPAK?
Vetë ai e mohon. ‘Nuk ka lidhje’ thotë ai.
A e ka quajtur Metën diktator?
Lidhur me pyetjen e gazetares Marsela Karapanço, zoti Brahimllari theksoi se nuk ka përplasje politike me Metën, ndërsa e falënderoi për mundësinë që i ka dhënë për t’iu bashkuar LSI-së asokohe dhe PL-së tani.
“Jo, unë nuk jam personi me 30 like. Nuk kam thënë fjalën diktator për zotin Meta për shumë arsye. Kam shumë vite bashkëpunimi, ka qenë politika e tij që i dha mundësi shumë të rinjve. Arsyeja e dorëheqjes ka qenë bashkimi i strukturave”, tha Brahimllari.
Braimllari kujton kohën teksa u fut në angazhimin politik me LSI që në moshën 16-vjeçare.
‘Kanë qenë vite sakrifice. Kam ardhur nga opozita, nuk kam ardhur nga një zyrë shtetërore. Ajo q ëkam si mesazh, eksperienca nuk më lë të gaboj në këtë drejtim. Kam pasur 2 muaj që kam qenë i tyërhequr në terren. Mund të krijonte një lloj reaksioni në terren prezenca ime mga njerëz afër kryetarit, që telefonin pse takuat Endritin.’
Sa i përket retorikës së Metës për armiq të brendshëm, Braimllari shprehet se nuk ka lidhje me të.
‘Nuk besoj se i është referuar emrit tim. Pasi angazhimi ime brenda LSI kemi qenë në gjithë ato protesta kombëtare. Kam qenë gjithmonë në brezin e parë të organizimit të partisë. Nuk mund të dalë dot nga vetja ime.’
Braimllari i përgjigjet edhe akuzave që bëjnë atë bashkëpunëtor me Ëngjëll Agaçin dhe Erion Veliajn.
‘Kam një akuzë që kam bashkëpunuar me Ëngjëll Agaçin dhe Erion Veliajn. Nuk është e vërtetë jam në luftë të përditshme me bashkinë e Tiranës. E marr si diversion nga Erion Veliaj. Duket që ka gjetur urë ky diversion në partinë time. Koha besoj se është dëshmitari më i mirë i aksionit opozitar.’
Nga ana tjetër, ai beson se konventa e 27 prillit do e shtensionojë situatën.
‘I kemi parë problemet e brendshme të PD. Kemi kërkuar bashkimin e energjive opozitare. Kyu problem i fokusar brenda parisë sonë, heqin vëmendjen nga skandalet e bashkisë. Konventa e 27 prillit besoj se do e shtensionojë situatën.’
Braimllari zbulon se njerëz afër Metës i kërkojnë të tjerëve të mos i bëjnë like apo share postimeve të tij në facebook.
‘Kam dhënë dorëheqjen që të mos shkoj tek ajo pjesë që shkoj Partia Demokratike. Qëndresa ime në ekipin drejtues do detyronte të ndante ekipin në bazë. Ky është problemi im, duke pas eksperiencë shumë të madhe dhe duke qenë kundër në mendim, do krijonte çarje të strukturave. Do detyroja të përçaheshin njerëzit. Unë bëj një postim në facebook dhe personazhe afër kryetarit i thonë mos i bëni like, share.’
Sa i përket dëshmisë së tij në SPAK për lobimin e LSI në SHBA, Braimllari thotë se kjo nuk është arsyeja e ndarjes me Metën.
‘Nuk besoj se ka qenë kjo. Në SPAK kam shkuar për të dhënë shpjegime. Dhe nuk kam merak të shkoj atje sa herë të më thërrasin. Nuk jam thirrur për procedurat e zotit Meta. Nuk ka lidhje zoti Meta që unë shkova. Po të ishte arsyeja e SPAK, nuk do isha kandidat për këshillin bashkiak, nuk do isha drejtues i fushatës së 14 majit.’