• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ritet sërish çmimi i duhanit

by
09/09/2015 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ritet sërish çmimi i duhanit

Operacioni kundër informalitetit rriti çmimin e cigareve. Në pikat e shitjes me pakicë, çmimi është rritur nga 10 deri në 30 lekë për paketë. Efekti psikologjik i kontrolleve dhe gjobave të larta, por edhe kosto që realisht janë mbuluar me të ardhura informale (nga mosfaturimi deri te kontrabanda), janë domethënia kryesore e kësaj rritjeje që po ndodh.

Me vënien e kasave fiskale, shitësve iu shtuan kostot, po ashtu edhe lëshimi i kuponëve sjell më shumë taksa. Këtu duhet përfshirë edhe çmimi i pajisjes fiskale për ata që e vendosin për herë të parë. Ndërkohë, pikat e pakicës deklarojnë se çmimet e cigareve janë rritur menjëherë me 150 deri në 450 lekë për stekë.

Në muajin gusht, sipas INSTAT, çmimet e nëngrupit duhani u rritën me 0.4%, në krahasim me muajin paraardhës, ndërsa ndryshimi me bazë vjetore ishte 9.5%. Kulmet e mëdha të çmimeve të cigareve janë arritur në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, pas rritjes së taksës së akcizës. Në këta dy muaj, çmimet e paketave të cigareve shkuan në 12.4% më të larta krahasuar me një vit më parë. Një rritje tjetër e madhe e çmimeve regjistrohet në muajin dhjetor 2014, me 10.5%.

Gjatë shtatorit, Parlamenti miratoi rritjen e akcizës së cigareve me 20 lekë për paketë, por taksimi do të niste të zbatohej nga 1 janari, duke çuar nivelin total për cigaren në 110 lekë për paketë. Por ky afat nuk i pengoi kompanitë të deklarojnë çmime më të larta për pakicën në vlera edhe më të mëdha se rritja e akcizës. Tregtarët importuan gjatë tetorit sasi të mëdha të cigareve për t’i shpëtuar kufizimit prej 5% të rritjes së importeve që vendosi Kuvendi, duke shfrytëzuar kohën para se ligji të hynte në fuqi. Sipas të dhënave importeve të mallrave të akcizës nga Ministria e Financave, në tetor zhdoganimet u rritën 67% në raport me një vit më parë. Pra, importuesit e mëdhenj krijojnë rezerva dhe më pas efekti i rritjes së taksës që do të mblidhej nga shteti kalon te tregtarët.

Duke analizuar, mosrealizmin e të ardhurave nga akciza e cigareve, Ministria e Financave në një relacion dorëzuar në Kuvend nënvizon se importi ka ardhur në rënie. Për vitin 2013 u importuan rreth 3,694 tonë cigare dhe u paguan 12,7 miliardë lekë akcizë, për vitin 2014 u zhdoganuan 2,977 tonë cigare dhe u mblodhën 12,7 miliardë lekë, ndërsa për 6-mujorin e parë 2015 janë importuar 1,083 tonë cigare. Importet e cigareve të 6-mujorit të vitit 2015 janë më të ulëta në një trend 12-vjeçar. Sipas Ministrisë së Financave, rritja e nivelit të akcizës së cigareve është shoqëruar me përshpejtimin e importeve nga operatorët ekonomikë, për të krijuar stok për muajt e parë të vitit.

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

Braho letër krerëve të Shtetit: Procedoni Ahmetajn, shkeli etikën dhe Ligjin Ushtarak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com