Rita Ora nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se është shqiptare, edhe pse u rrit në Angli dhe ka nënshtetësi britanike, shkruan Zëri.
Këngëtarja nga Kosova momentalisht gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht në Los Angeles, por pa dyshim se ajo do të mundohet t’i gjejë dy orë të lira, për ta përcjellë ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, duke bërë tifo për Kuqezinjtë, përcjell Zëri.
Rita, këngëtare me famë botërore, shpesh e ka formuar shqiponjën dykrenare me duar, gjatë fotografive që ka bërë, por ka veshur edhe bluzë me shqiponjë.