• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e quajti “kriminel elektoral”, Majko: Spiropali t’i kërkojë SHISH informacion për aludimet, do dorëzoj çdo imunitet

by B K
07/01/2025 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë, Sali Berisha e akuzoi Pandeli Majkon si “kriminel elektoral”, ndërsa shkoi edhe më tej duke thënë se “ai është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar, jo për Pandeli Majkon, por për trafikantë droge dhe armësh që mblidheshin aty”.

Pas këtyre akuzave të forta ka reaguar deputeti i PS-së, i cili thotë se ka vendosur që të dorëzojë çdo imunitet parlamentar, i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes.

“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!… I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, t’i kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!

Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!”, thotë Pandeli Majko

Ja çfarë tha Sali Berisha një ditë më parë

“Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës. Pandeli Majko është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar, jo për Pandeli Majkon, por për trafikantë droge dhe armësh që mblidheshin aty.

At shkon dhe bie zoti Pandeli. Dhe aty, është shumë e vërtetë, dosja është edhe tek ata, është edhe tek unë, aty shkon Pandeliu me këtë Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit dhe fillojnë.

I thotë atij drejtorit, ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale dhe do i marrësh në një kompani këtu buzë Erzenit. Ato kushtonin nja 40 deri në 60 mijë euro. Por i thotë, do faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 do i dërgohen Tropojës për të blerë vota, 200 mijë do dërgohen në Durrës, të tjerat do përdoren në Kukës.

Oficeri, i cili ishte në detyrë për të hedhur në çark trafikantët, habitet. Përveç kësaj, në bisedë aty, përfaqësuesit e Hasit kërkojnë armë, sepse Miftar Dautin, thonë ata, nuk e mundim dot. Kandidatin tonë, është reale çdo gjë.

Tani ky oficer, njeri i përgjegjshëm, njeri i ligjit, e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe shkon e dorëzon në Skap. Po, dokument zyrtar.

Vlora që vodhi arkivën sekrete të shërbimit të Kosovës dhe e çoi aty ku e çoi, ajo e di, dyshime shumë të forta se e çoi në Beograd, refuzon ta presë oficerin.

Dhe oficeri mbetet jashtë shërbimi, kishte kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën dhe sot nuk e di ku është.

Pra, ky është Majko. Majko shkoi përsëri në vendin e krimit, por duket se e kanë parë që atje nuk e pëlqejnë dhe e kanë sjellë në Tiranë, po sjell gjysmën e ministrave të tij në Tiranë se qytetarët e Tiranës kanë një revoltë të jashtëzakonshme me Lal Vjedhësin, njeriun më të shpifur që ka pasur ndonjëherë Tirana si kryetar bashkie”.

Next Post
Autorët fqinjë me viktimën! Dolën zbuluar nga telefonatat në celularin e Ramazan Matajt, 29-vjeçari bashkëpunoi me babanë dhe vëllanë

Autorët fqinjë me viktimën! Dolën zbuluar nga telefonatat në celularin e Ramazan Matajt, 29-vjeçari bashkëpunoi me babanë dhe vëllanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com