• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ristani: Kur drejtoja KQZ-në, shtëpia ime ka qenë e rrethuar nga Policia. Fitorja e Bashës ndaj Ramës në Tiranë…

by Java News
20/07/2021 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, tha në Euronews Albania se kryetari Lulzim Basha është figurë mosmirënjohëse dhe këtë gjë, shtoi ai, e ka dëshmuar prej kohësh.

“Ai është mosmirënjohës. Absolutisht po. Ai po çon në gropë PD dhe po e rrënon çdo ditë më tepër. PD në këto 30 vite është në opozitë për herë të tretë”, tha Ristani.

Moderatorja e “Raw Politics” Erla Mëhilli pyeti z. Ristani nën cilësinë e ish-kryetarit të KQZ nëse e kishte ndihmuar apo jo Lulzim Bashën të shpallej fitues në garën për kryetar Bashkie të Tiranës në vitin 2011, ndërsa ai u shpreh se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por se thjesht kishte mbrojtur drejtësinë.

Z. Ristani tha se ndihet krenar për vendimin që mori në atë kohë, pavarësisht se votat ishin hedhur në kutinë e gabuar. Sipas tij, ky vendim sot është bërë pjesë e legjislacionit dhe vota e hedhur në kutinë e gabuar është e vlefshme.

“S’kam bërë asgjë në favor të Bashës, por unë kam mbajtur drejtësinë. Aq e vërtetë është kjo, saqë vota në kutinë e gabuar, mbasi unë e zgjidha në atë formë, u bë pjesë e legjislacionit, pra u fut në ligj që vota në kutinë e gabuar është e vlefshme dhe duhet numëruar. Nuk ishte pjesë e legjislacionit, nuk ishte shkruar, por ishte pjese e interpretimit kushtetues. Qëndrimi im ka qenë kritik në favor të së mirës së PD”, theksoi ai.

Më tej, z. Ristani tregoi momentet e vështira që ka kaluar bashkë me familjen e tij para se të merrej vendimi për t’i klasifikuar si të vlefshme votat e hedhura në kutinë e gabuar, akt ky, i cili më pas solli fitoren e Bashës kundrejt kryeministrit aktual Edi Rama.

“Sa i takon kohës që unë drejtoja KQZ, ajo që unë kam bërë është se në ato situata aspak normale dhe në atë presion aq të madh, unë s’e kam thënë, por ka qenë një…[situatë] rrezik për jetën, sepse kam pasur shtëpinë e rrethuar me forcat e policisë, familja ime qëndronte nën terror gjatë gjithë kohës. Pra, ishte një situatë e vështirë për të mbajtur drejtësinë e për të bërë atë që ishte e drejta dhe e duhura”, shtoi ai./m.j

Next Post
VIDEO/ Adoleshenti tenton të “fluturojë”, makina ndahet në dysh. Humbin jetën 4 pasagjerët

VIDEO/ Adoleshenti tenton të “fluturojë”, makina ndahet në dysh. Humbin jetën 4 pasagjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In