• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Risku i krimit kibernetik, receta për parandalim

by
27/06/2015 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi/

Bazuar në të dhënat e institucioneve më shumë se 80% e të rinjve shqiptarë janë përdorues të internetit, shumë prej të cilëve me akses në rrjetet sociale dhe në kanale të ndryshme argëtimi e informimi. Teknologjia ka ndryshuar botën dhe bashkë me të, edhe raportin e individit me hapësirën e madhe globaliste ku ndodhet. Aksesi në internet vjen si zhvillim, si nevojë për më shumë informacion, si tregues i përdorimit pragmatist të kohës, si mundësi për më shumë njohje e shkëmbime, si rrjet i ri dhe pa kufij marketingu. Përpos risive të shumta, ekzistojnë edhe aspekte të tjera kritike, të cilat e bëjnë aksesin në internet një katalizator të cenimit të lirisë individuale, të lirisë së tjetrit dhe të akteve dhe ideve me ndikim negativ në komunitet e publik.

Të dhënat e institucioneve shqiptare tregojnë se midis të rinjve me akses në internet, bëjnë pjesë edhe shumica e të rinjve të moshës në adoleshencë, të cilët, për shkak të moshës dhe kontaktit të shpejtë me botën globale, janë edhe pjesa më e brishtë e komunikimit virtual apo përdorimit të aksesit pa limit në internet. Një numër projektesh të qeverive shqiptare dhe donatorëve të ndryshëm janë përqendruar në rritjen e kapacitetit teknologjik të shkollave përmes futjes së teknologjive të reja, dhe ku interneti, përbën një prej treguesve fillestarë të përfitimit. Dallimi midis praktikës tonë dhe praktikave të mira edukative të shkollave perëndimore, është funksionaliziteti i sistemit digital. Nëse një nxënës në Gjermani merr akses interneti nga shkolla dhe përdor mjetet elektronike të tij në shkollë apo të shkollës gjatë praktikës mësimore, ai përballet me një sërë kufizimesh në aksesin online, kryesisht kufizime që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të tij, rritjen e sigurisë së tij personale dhe përdorimin maksimal të aksesit për programin mësimor, jo për aktivitete dytësore pa lidhje me mësimin. Në Shqipëri ndodh ndryshe. Shumica e shkollave me akses në internet nuk kanë kufizime në akses dhe se pjesa më e madhe e nxënësve dhe fëmijëve lejohen të marrin dhe të përdorin në shkollë pajisje elektronike private, përfshirë telefona modernë me akses pa limit e kontroll në internet.

Zgjerimi i numrit të përdoruesve të interesit u shoqërua edhe me zgjerimin e gamës së krimeve ndaj personit, kërcënimeve ndaj sigurisë dhe lirisë së tyre personave, kërcënimit ndaj jetës private dhe pronës private, dhe më gjerë, kërcënimit ndaj aksesit në internet. Vetëm gjatë vitit të kaluar Policia e Shtetit ka raportuar disa qindra raste padish dhe hetimesh, që lidhen me akte rebelimi të moshës adoleshente dhe deri tek aktiviteti kriminal, gjobëvënia apo shantazhi me qëllim përfitimi ekonomik. Kohë më parë i ri lajmëroi vetvrasjen e tij në faqen personale në FB, shumë prej miqve të tij e lexuan, i bënë koment ose “like” dhe askush, absolutisht askush nuk bëri diçka konkrete për të parandaluar aktin e vetëvrasjes. Si për shembull, askush nuk telefonoi në Policinë e Shtetit apo në një institucion tjetër publik që lidhet me sigurinë apo shërbimin social. I riu e kreu vetëvrasjen dhe shënoi rastin e pestë brenda një viti me të njëjtën praktikë dhe me dështimin e komunikimit virtual në parandalimin e ngjarjeve të tilla. Shikoni ngjarjet e fundit në Lazarat: pa hyrë në detajet policore, media jep pafund të dhëna që lidhen me faqet personale në rrjetet sociale të individëve të akuzuar ose të dyshuar. Ato janë ushqim i mirë për median, por shënimet, fotot, fjalët etj, ishin aty edhe përpara se të ndodhte ngjarja apo të bëhej lajm në media. Ishin, u lexuan, u komentuan dhe askush nuk reagoi në formë komunitare apo institucionale.

Prej disa kohësh një numër organizatash ndërkombëtare që asistojnë në Shqipëri kanë mbështetur e vijojnë të mbështesin programe komunitare që lidhen me parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe nevojën e bashkëpunimit më funksional dhe më efektiv midis qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë. Një i tillë është Programi SACP, mbështetje e qeverisë suedeze për Shqipërinë në fushën e sigurisë dhe konkretisht, për Policinë e Shtetit dhe për praktikat komunitare të bashkëpunimit qytetar me Policinë. Si pjesë e këtyre projekteve, në emër të Institutit të Studimeve Politike, zhvilluam praktika dhe takime që lidhen me ndërgjegjësimin, informimin, nxitjen e bashkëpunimit dhe format e bashkëpunimit midis komunitetit të të rinjve, kryesisht në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme, në dy qartë, Tiranë e Dibër. Në Tiranë informacioni me të cilën përballen të rinjtë është i shumëfishtë, dhe për pasojë, edhe risku i shumëfishtë, kryeqyteti ofron edhe mekanizma parandalues apo monitotues të shumtë, pra me një raport horizontal midis riskut dhe parandalimit. Në një qark me tregues socialë kritikë, siç është Dibra, (Burrel, Bulqizë dhe Peshkopi), mungojnë shumica e elementëve horizontalë që gjenden në Tiranë, dhe se risku lokal, sidomos ai që lidhet me konfidencialitetin, keqpërdorimin e të dhënave personale, imazhin publik apo format e tjera të presionit, – mund të përbëjë nismë për situata të rënda në komunitet ose midis komunitetit.

Mjaftojnë këto dy raste të kundërta, me tregues horizontalë dhe vertikalë, për të nxjerrë në pah nevojën e madhe për një sjellje të re ndaj teknologjisë në familje, në shkolla, në ambiente publike, në komunitet dhe njëherësh, për një investim më të madh në institucione për parandalimin e pasojave negative të keqpërdorimit të tyre. Praktikat më të mira të vendeve të tjera, siç janë orët informuese nga vetë shkolla dhe njësitë komunitare, aksesi më i kapshëm qytetar për të denoncuar dhe parandaluar rastet e abuzimit, kontrolli më edukativ nga familja, kompanitë, rrjetet e shërbimit publik të interesit apo monitorimi, hetimi dhe veprimi në kohë nga ekspertë të fushës, të atashuar pranë drejtorive arsimore, bashkive, grupeve civile të të drejtave të njeriut dhe sidomos të Policisë së Shtetit, – duhet të jenë objektiva thelbësorë edhe në praktikën shqiptare. Një pjesë e tyre sot mungon tërësisht ose pjesërisht, – dhe se për pasojë, të rinjtë, sidomos ata pa informacionin dhe monitorimin e duhur, – janë pjesë e dukshme e riskut për abuzim dhe forma të tjera të veprave penale.

Së fundi, për të treguar se interneti është pushtet pozitiv dhe jo kërcënim (siç ndodh kur e keqpërdorim pa qenë të informuar sa duhet apo pa pasur mekanizma monitorimi e parandalimi të pasojave) nuk mjafton ti’a besojmë detyrën Policisë së Shtetit dhe nëpunësve publike. Shqipëria ka pak ekspertë të kriminalogjisë teknologjike, dhe sidomos në zonat e periferisë, ata mungojnë pothuajse tërësisht. Aktori më me vlerë në këtë rast mund të bëhet vetë komuniteti si prind, si individ, si familje, si bashki njerëzish që mbrojnë vlerat dhe lirinë e tyre. Një praktikë që nuk ka të bëjë me modelet e djeshme të aksioneve vullnetare dhe as me spiunët ideologjikë, por ka të bëjë me një kulturë të lartë qytetare, me ndërgjegjësim dhe përgjegjësi të lartë. Ja p.sh, në Suedi, vendi që investon për sigurinë në internet edhe në Shqipëri, siguria e fëmijëve në rrugë kryhet nga individë e grupe vullnetare qytetarësh, duke minimizuar rastet e riskut për aksident. Në Shqipëri, madje në mes të Tiranës, hyrja në shkolla i ngjan stacionit të dikurshëm të trenit apo tregut të shitjes së makinave, ku secili nxiton të marrë fëmijën e tij. Dhe sigurinë, e kërkojmë vetëm tek polici. Një keqkuptim i madh që duhet të ndryshojë. Siç na ndryshoi teknologjia, hapja, zhvillimi, – ashtu duhet të jemi të aftë të mos biem viktimë e risqeve që vijnë prej tyre, por të përfitojmë më të mirën, për më shumë siguri dhe jetë komunitare.

 

 

Next Post

Terroristi i Tunizisë i vrau duke qeshur 38 viktimat e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In