• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Risia e krizës shqiptare: Të huajt ndërhyjnë për zbatimin e Kushtetutës

by Ardit Rada
09/11/2018 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada / JavaNews

Një vend i vogël, por me kriza të shpeshta, Shqipëria duket se nuk ia del dot t’i shuajë përplasjet politike pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Një nga dhjetëra rastet, që vlen të përmendt për shkak të rëndësisë, ishte kriza e një viti më parë.

U dësh ardhja e një sërë zyrtarësh nga Brukseli për të nxjerrë Partinë Demokratike nga çadra, derisa ‘zgjidhja’ u gjet më 17 Maj.

Këtë radhë, kriza e prodhuar nga Presidenca ka sjellë një risi. Pavarësisht negociatave që kreu i shtetit ka pasur me kryeministrin apo kryeparlamentarin, ai nuk është bindur për të dekretuar Ministrin e Punëve të Brendshme. Madje as ambasadori Luigi Soreca nuk arriti të nxirrte tymin e bardhë nga oxhaku i Presidencës.

Emri i Sandër Lleshajt ka shkuar sërish sot në tryezën e Ilir Metës ndërsa ngërçi i detyroi SHBA-të dhe BE-në të apelojnë për një ministri plotësisht funksionale. Thirrja e përbashkët nga perëndimi përkthehet si një kërkesë që MPB të drejtohet nga një ministër dhe këtë e ka në dorë Meta.

Ky rast është po aq i paprecedentë sa edhe takimi i sotëm mes Knut Fleckenstein dhe Presidentit të Shqipërisë. Nëse më parë të huaj na kanë ardhur në ndihmë për të zgjidhur kriza politike, tashmë kemi të bëjmë me një përpjekje që të bindet Presidenti për zbatimin e Kushtetutës. Pra, ndërkombëtarët ndërhyjnë për të bindur kreun e shtetit që të zbatojë ligjin themelor të shtetit të tij.

Nëse historia e mosdekretimit ka një ‘background’ inatesh dhe kokëfortësie, atëherë me gjasë pritet një ‘valë’ ndërkombëtarësh në Presidencë, si një vit më parë në çadrën e PD-së.

Next Post
Ata që qeshën me Trumpin në OKB, do pendohen rëndë

Një Amerikë e ndarë me një qeverisje të ndarë. Po tani?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja përgatitet për një krizë të zgjatur energjitike

BE-ja përgatitet për një krizë të zgjatur energjitike

March 31, 2026
Homeland Justice pretendon sulm kibernetik, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme mohojnë prekjen e sistemeve

Homeland Justice pretendon sulm kibernetik, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme mohojnë prekjen e sistemeve

March 31, 2026
Kapllani: Polonia shfrytëzoi momentet, Shqipëria jo. Loja e Silvinjos na dërgoi në Europian dhe për pak në Botëror

Kapllani: Polonia shfrytëzoi momentet, Shqipëria jo. Loja e Silvinjos na dërgoi në Europian dhe për pak në Botëror

March 31, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Për tuafët, që besojnë tek “përçarja” e PS

March 31, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

March 31, 2026
“U morën vetëm me çfarë i thashë unë njërës”, Rama komenton debatet në PS: E pabesushme me çfarë merreni, njerëzit kanë halle të tjera

“U morën vetëm me çfarë i thashë unë njërës”, Rama komenton debatet në PS: E pabesushme me çfarë merreni, njerëzit kanë halle të tjera

March 31, 2026
Rama: Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e balancuar

Rama: Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e balancuar

March 31, 2026
Moti drejt fenomenit të pazakontë! Ekspertët: Mund të kemi një “Super El Niño” gjatë verës

Moti drejt fenomenit të pazakontë! Ekspertët: Mund të kemi një “Super El Niño” gjatë verës

March 31, 2026
Rama shpjegon skemën, si do përfitohet rritja e pensioneve, çfarë do ndodhë me mjekët, infermierët dhe mësuesit

Rama shpjegon skemën, si do përfitohet rritja e pensioneve, çfarë do ndodhë me mjekët, infermierët dhe mësuesit

March 31, 2026
Rama nga njësia 7 në Tiranë: Shqetësimi i njerëzve çmimi i naftës, nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

Rama nga njësia 7 në Tiranë: Shqetësimi i njerëzve çmimi i naftës, nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In