• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rishikimi i buxhetit, Mete: Presim rritje reale të ekonomisë në 3.7%

by A R
31/10/2023 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete paraqiti Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit të vitit 2023 në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Sipas tij, rishikimi i parë i buxhetit për vitin 2023, të cilin Qeveria miratoi përmes këtij Akti Normativ, ka në fokusin e tij rritjen e eficiencës së përdorimit të fondeve publike, nëpërmjet rialokimit të kursimeve dhe të ardhurave shtesë drejt projekteve me ecuri pozitive, duke siguruar realizimin e objektivave makroekonomikë e fiskalë të përcaktuara në planin e miratuar të buxhetit fillestar 2023.

“Më konkretisht, ky akt siguron reflektimin e një rritjeje prej rreth 7.5 miliardë lekë të të ardhurave, si rezultat i performancës pozitive në realizimin e të ardhurave tatimore për 9 mujorin 2023. Rishpërndarjen e 45.8 miliardë lekëve mes zërave të shpenzimeve buxhetore, korrente e kapitale, për mobilizimin e të gjithë planit të shpenzimeve publike për pjesën e mbetur të vitit 2023, veçanërisht përshpejtimin e projekteve me ecuri pozitive. Ruajtjen të pandryshuar të deficitit buxhetor, siç ishte parashikuar në buxhetin fillestar 2023. Ndërkohë që, borxhi publik reflekton uljen e financimit nga projektet e huaja dhe rritjen e financimit të instrumenteve të tjera financiare si Eurobond dhe mbështetje buxhetore me terma të buta”, u shpreh Mete.

Sa i takon të ardhurave, ministri Mete tha se plani i të ardhurave të përgjithshme, i rritur me 7.5 miliardë lekë, mbështetet në ecurinë pozitive të të ardhurave tatimore për 9 mujorin 2023, si edhe vlerësimet e pritshme pozitive për mbylljen e këtij viti.

Në terma konkretë, vuri në dukje ai, gjatë periudhës janar-shtator, të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë realizuar 100.2%, ndërkohë, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë realizuar 111.4%, duke arkëtuar 10.4 miliardë lekë më shumë. Gjithashtu, shtoi ministri, edhe për mbylljen e vitit 2023 parashikohet një performancë pozitive në realizimin e të ardhurave doganore dhe tatimore.

“Ekonomia ka pasur një ecuri pozitive dhe së fundmi kemi rishikuar për sipër projeksionet për rritjen reale të këtij viti, në 3.7%, nga 2.6% që ishte parashikimi fillestar. Edhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë rishikuar në rritje parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë këtij viti”, deklaroi Mete.

Sipas tij, sektorët që kanë udhëhequr rritjen ekonomike kanë qenë turizmi dhe ndërtimi, mbështetur nga rritja e kërkesës së brendshme.

“Në gjysmën e parë të vitit 2023, punësimi vijoi të forcohet, duke u rritur me 2.7% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që, shkalla e papunësisë vijoi tendencën rënëse të viteve të fundit, duke zbritur në 10.7%, një nga shifrat më të ulëta historike. Sektori financiar mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid për të mbështetur kreditimin dhe rritjen e mëtejshme ekonomike. Sa i takon inflacionit, ai ka qëndruar në nivele më të ulëta se vendet e rajonit dhe se mesatarja e vendeve të BE-së. Aktualisht, në muajin shtator 2023, inflacioni ka zbritur në nivelin 4.1%, i përgjysmuar krahasuar me një vit më parë”, u shpreh kreu i MFE-së.

Vlerësojmë, vijoi Mete, se ekonomia ka fondemente të qëndrueshme dhe kjo u vu në dukje edhe në deklaratën e fundit të Misionit të FMN. Ai vuri në dukje se konsolidimi fiskal do të vijojë të jetë objektiv, në funksion të sigurimit të stabilitetit makroekonomik të vendit. Nga ana tjetër minsitri u shpreh se politika fiskale synon një trajektore rënëse të borxhit publik, duke planifikuar balanca primare pozitive prej vitit 2024 e në vijim, në përputhje edhe me rregullat fiskalë në Ligjin Organik të Buxhetit.

Sa i përket shpenzimeve, në Aktin Normativ, tha Mete, parashikohet rritje e shpenzimeve të përgjithshme, kundrejt rritjes së të ardhurave, në të njëjtën masë prej rreth 7.5 miliardë lekë, duke arritur nivelin 705.6 miliardë lekë.

“Së bashku me këtë rritje Akti Normativ rishpërndan rreth 46 miliardë lekë. Kjo vlerë është rezultat i kombinimit të kursimeve në zërat që kanë patur nën-realizim në nivel 9 mujor nga njëra anë, dhe alokimit të shtesave për politikat dhe projektet me performancë pozitive, nga ana tjetër. Shpenzimet publike gjatë 2023 janë karakterizuar nga kursime të larta, si pasojë e situatës së përmirësuar energjitike, shpenzimeve më të ulëta për interesa, dhe ecurisë në disa projekte investimesh publike, sidomos me financim të huaj, të cilat për shkak të vonesave kryesisht procedurale nuk kanë arritur disbursimet e planifikuara. Ndërkohë, zbatimi i projekteve të brendshme, në veçanti procesi i Rindërtimit synohet të përshpejtohet më tej përmes rialokimit të fondeve shtesë të propozuara në këtë akt normative”, deklaroi Mete.

Referuar sa më lart, theksoi ai, shtesat në shpenzimet buxhetore shkojnë në sektorë si rindërtimi, ujësjellësit, rrugët, bujqësia, policia e shtetit, etj.

Në terma konkretë, rritjet më domethënëse janë aplikuar për Fondin e Rindërtimit që rritet në masën 12 miliardë lekë, me qëllim plotësimin e nevojave për financimin e projekteve në vazhdim, qe aktualisht zbatohen nga bashkitë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kjo shtesë siguron financimin e plotë të punimeve të kryera deri tani, si dhe punëve të pritshme për t’u realizuar deri në fund të vitit 2023.

Projektet me financim të brendshëm rriten me 13.8 miliardë lekë, kryesisht me qëllim akomodimin e detyrimeve për projektet në vazhdim të rrugëve me rreth 8.6 miliardë lekë, ujësjellësve me rreth 4.9 miliardë lekë, AKSHI-t me 2.35 miliardë lekë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit me 1.5 miliardë lekë. Fondet buxhetore për shpenzime kapitale po orientohen drejt atyre sektorëve, të cilët performojnë më mirë, natyrisht duke vlerësuar të gjithë sektorët.

Shpenzimet korrente rriten me 10.7 miliardë lekë, ku vendin kryesor e zë mbështetja për fermerët, skema e paaftësisë, ish-të përndjekurit, policia, sistemi i burgjeve, rrugët dhe mirëmbajtja e sistemeve të AKSHI-t.

Fondi rezervë dhe kontigjenca është rritur 1.7 miliardë lekë, përkatësisht 300 milionë lekë fondi rezervë me qëllim garantimin e financimit të shpenzimeve të paparashikuara deri në fund të vitit 2023 dhe 1.4 miliardë lekë kontigjenca me qëllim adresimin eventual të të gjitha kërkesave të mbetura të institucioneve për mbulimin e efektit të aplikimit të pagave të reja për vitin 2023.

Fondeve për pushtetin vendor u shtohen 250 milionë lekë për pjesën e taksave të ndara që i transferohen buxhetit vendor, për shkak të realizimit të lartë të tatimit mbi të ardhurat personale dhe taksës së rentës minerare në rang vendi. Gjithashtu, akordohet një shtesë prej 220 milionë lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar për mbulimin e shpenzimeve të veprimtarive dhe të funksioneve të njësive të vetëqeverisjes vendore me vështirësi financiare.

Ministri Mete bëri të ditur se ndryshimet e propozuara në këtë Akt Normativ, nuk prekin deficitin buxhetor, i cili ruhet në nivelin e planit fillestar 2023, duke siguruar rënien e mëtejshme të borxhit publik në raport me PBB-në.

/a.r

Next Post
E qëlloi me grusht, Vullnet Sinaj: E kam falur Nallbatin! Nuk kam asgjë personale me të

E qëlloi me grusht, Vullnet Sinaj: E kam falur Nallbatin! Nuk kam asgjë personale me të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In