• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rishfaqet komisar Koseni, fiton gjyqin për 120 paga dhe rikthim në polici

by Java News
15/11/2016 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edmond Koseni, i cilësuar si “komisari i hekurt”, ka fituar të gjitha betajat ligjore me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit,duke i detyruar këto institucione ta sistemojnë në punë dhe t’i kthejnë 121 rroga mujore për 10 vitet e lëna pa punë.

“Shqiptarja.com”, mëson se pak ditë më parë ish-drejtori i policisë së Elbasanit i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej saj, nxjerrjen e urdhërit të ekzekutimit, me qëllim detyrimin nëpërmjet përmbarimit të ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për ta sistemuar në punë dhe t’i paguajë detyrimet financiare që lidhen nga data 1 dhjetor 2015 e deri në momentin e ekzekutimit të vendimit të qershorit 2012, të gjykatës së Apelit Tiranë.

Prej më shumë se 10 vite ish-komisari Edmond Koseni, është pezulluar nga detyra për shkak të një procesi penal kundër tij. Mirëpo edhe pse nga ky proces efektivi i policisë doli i pafajshëm, ai sërish u la pas dore nga krerët e policisë së Shtetit, duke mos u lejuar të rikthehet në punë. Nisur nga kjo situatë, Koseni është detyruar të punojë në disa kompani private, ndërkohë paralelisht i është futur kalvarit të proceseve gjyqësore, duke kërkuar rikthimin në punë.

Edmond Koseni ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit dhe ka kryer së fundi detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Elbasan. Gjatë kryerjes së kësaj detyre, ndaj paditësit ka filluar një procedim penal, në të cilin ai është akuzuar të kish kryer veprën penale të “torturës me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

Në këto kushte, me urdhrin nr. 3727, datë 23 dhjetor 2001 të Ministrit të Rendit Publik, paditësit është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e çështjes penale, me motivacionin “për shkelje të rënda në detyrë”.

Rezulton se në këtë procedim penal, ndaj paditësit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”.Ndërkohë që kryeministri një ditë më pas në 21 dhjetor 2001 ka vendosur të largojë paditësin Edmond Koseni nga detyra.

Sa i përket procedimit penal, rezulton se me vendimin e nëntorit 2003 të gjykatës Elbasan, Koseni është deklaruar i pafajshëm për akuzën e “torturës” dhe është pushuar çështja penale, lidhur me akuzën e “kryerjes së veprimeve arbitrare”.

Pas marrjes së pafajësisë nga gjykata e Elbasanit, paditësi i ka kërkuar palës së paditur që t’a sistemojë atë në punë dhe në kushtet kur pala e paditur ka refuzuar këtë kërkesë, ai ka ngritur padinë objekt gjykimi.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë pjesërisht padinë, duke i njohur paditësit të drejtën e përfitimit të pagesës kalimtare. Ky vendim pasi është gjetur jo i drejtë nga gjykata e apelit, është prishur nga kjo e fundit me arsyetimin se konkluzioni i gjykatës është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë, mos analizimit të fakteve të caktuara, si dhe disponimit jashtë kërkimeve të pareshtruara në objektin e padisë.

Për këto arsye, gjykata e apelit ka vendosur ta prishë vendimin dhe ta dërgojë çështjen për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sërisht kaluari i gjyqeve ka filluar nga e para, ndërkohë që në qershor të 2012 në gjykatën e Apelit, Koseni ka fituar gjyqin.

Në rrethanat e fakteve të paraqitura, gjykata çmoi se heshtja e palës së paditur për ta sistemuar paditësin në detyrën e punonjësit të policisë së shtetit, duhet të kuptohet dhe trajtohet si refuzim për të zënë me punë paditësin, situatë kjo që nënkupton ndërprerjen e kontratës së shërbimit publik mes policisë së shtetit dhe paditësit.
Shqiptarja/d.i.

Next Post
Muzikanti Leon Rusell mbaron në moshën 74-vjeçare

Muzikanti Leon Rusell mbaron në moshën 74-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In