Ajo është ndër femrat më të spikatura në politikë, ndonëse prej kohësh po qëndron jashtë saj, për shkak se Lulzim Basha e përjashtoi atë nga lidershipi dhe listat e kandidatëve të PD.
Bëhet fjalë për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli, e cila edhe pse larg politikës vazhdon të tërheqë vëmendjen me jetën personale.
Pak minuta më parë, ish-kryeparlamentarja ka publikuar në ‘Facebook’ një foto pranverore ku shfaqet tek lumi i Bunës në Shkodër. Topalli shfaqet e buzëqeshur teksa mban të veshur një fustan vishnje me kompozime të bardhë.
Mirëpo, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve janë vargjet e shkrimtarit Gjergj Fishta, të cilat politikania i ka shkruar krahas fotos.
“Po, edhè hâna do t’ a dijë / edhè Dielli do t’ két pá / se për qark ksaj rrokullije / si Shqypnija ‘i vend nuk ká… At Gjergj Fishta”,shkruan Topalli.
/a.r