• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

OECD: Marrëveshje historike për të forcuar traktatet fiskale të Shqipërisë

by A R
28/05/2019 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria nënshkroi sot “Multilateral Convention to Implement Tax Treaty Related Measures to Prevent Base Erosion and Profit Shifting” (BEPS), duke u bërë juridiksioni i 88-të që i bashkohet kësaj konvente, që përbëhet nga rreth 1530 traktate fiskale dypalëshe, shkruan OECD në faqen e saj zyrtare në internet.

Zëvendësministri shqiptar i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, nënshkroi Konventën në prani të Angel Gurria, sekretar i përgjithshëm i OECD-së dhe Bruno Le Maire, ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, në hapje të takimit të shtatë të Kuadrit Përfshirës OECD/G20 në lidhje me BEPS-në që mbahet në Paris.

Kjo Konventë është traktati i parë i shumanshëm i këtij lloji, duke i mundësuar juridiksioneve që të integrojnë rezultatet nga Projekti “OECD/G20 BEPS” në rrjetet e tyre ekzistuese të traktateve fiskale dypalëshe.

Projekti “OECD/G20 BEPS” jep zgjidhje për qeveritë që të mbyllin boshllëqet në ligjet ekzistuese ndërkombëtare, që i mundësojnë korporatave të përfitojnë duke “u zhdukur” ose duke u zhvendosur artificialisht në mjedise ku tatimi është i ulët ose ku nuk ka aspak tatim, ku kompanitë kanë pak ose aspak aktivitet ekonomik. Përfitimet ndaj traktateve të tatimit të dyfishtë, në veçanti, vlerësohet të reduktojnë nivelin e taksimit në bazë nga gati 8% që është në përgjithësi, në 3%, duke gjeneruar humbe të mëdha të ardhurash për vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Kjo Konventë është bërë efektive më 1 janar 2019 dhe tani aplikohet në 51 traktate fiskale të arritura mes 25 juridiksioneve që kanë depozituar pranimin e tyre ose instrumentet e ratifikimit.

Konventa, e negociuar nga më shumë se 100 vende dhe juridiksione nën mandatin e ministrave të Financave të G20 dhe të guvernatorëve të Bankave Qendrore, është një prej rezultateve më të spikatura të Projektit “OECD/G20 BEPS”. Ky është instrumenti më i mirë në botë për përditësimin e traktateve dypalëshe fiskale dhe reduktimin e mundësive për shmangien e taksave nga sipërmarrjet shumëkombëshe. Masat e përfshira në Konventë trajtojnë abuzime me traktatet, strategji për të shmangur krijimin e një “selie të përhershme” si dhe marrëveshje hibride me mospërputhje. Konventa zgjeron gjithashtu mekanizmin e zgjidhjes së konflikteve, veçanërisht nëpërmjet shtimit të një dispozite opsionale në lidhje me një arbitrazh të detyrueshëm, e cila është pranuar nga 28 juridiksione.

/a.rada

Next Post
I publikojnë fotot nudo, reperja e njohur sqaron se çfarë i ka ndodhur

I publikojnë fotot nudo, reperja e njohur sqaron se çfarë i ka ndodhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com