• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Riorganizimi i Urgjencës Mjekësore, Beqaj: Më tepër siguri dhe besim për qytetarët  

by A R
06/12/2016 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Falë riorganizimit në territor të urgjencës mjekësore, qytetarët e Qarkut të Vlorës do të përfitojnë tashmë një shërbim më cilësor dhe më të shpejtë. Rishpërndarja dhe shtimi i numrit të autoambulancave, si edhe rritja e numrit të personelit me infermierë dhe shoferë do të mundësojë funksionimin me kapacitet të plotë dhe efiçencë të lartë të këtij shërbimi në këtë qark.

Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj dhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare, z. Skënder Brataj prezantuan në një takim me mjekë, infermierë e punonjës të kujdesit shëndetësor të Vlorës (4/12/2016) ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorë, z. Dritan Leli, programin e riorganizimit të Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në këtë qark, ku në sajë të këtij sistemi të ri, nga 1 autoambulancë funksionale për 54 mijë banorë, zbret në 1 për 22 mijë.

“Qarku i Vlorës ka një sipërfaqe 2706 km2, me 26 njësi, 190 njësi administrative (fshatra dhe qytete), me 1 spital rajonal, që është ky i Vlorës, dhe 2 lokalë, Delvina dhe Saranda, me një numër të autoambulancave në këtë moment 17. Me një popullsi, si qark prej 382 mijë banorësh, dhe me një mesatare 1 ambulancë nga 54 mijë, kalon në 22 mijë e 500”, u shpreh Brataj.

Gjatë fjalë së mbajtur, ministri Beqaj tha se nga analiza e bërë, nëse Shqipëria ka në gatishmëri në çdo moment rreth 130 autoambulanca mund të japë një përgjigje optimale për çdo urgjencë që mund të kenë pacentët. “Nga analiza që kemi bërë Shqipërisë në kuptimin e popullsisë, grupmoshave të popullsisë, natyrës epidemologjike, shtrirjes gjeografike, relievit, rrjetit rrugor, Shqipëria nëse ka në gatishmëri në çdo moment rreth 130 autoambulanca mund të japi një përgjigje optimale në urgjencë, që do të thotë 10-12 minuta në zona urbane të vjen autoambulanca, jo më shumë se 20 minuta në zonat rurale. Edhe ne këto objektiva duhet të mbajmë”, tha Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë theksoi se sa më shumë t’i shërbejmë pranë qytetarëve do të fillojë të minimizohen rastet e urgjencave që paraqiten në spital me automjetet e tyre. “Sa më shumë ti shërbejmë pranë qytetarëve, një pjesë e mirë e atyre urgjencave që vijnë me automjetet e tyre, shpesh herë ndoshta të panevojshme për në spital, do fillojnë të minimizohen. Sigurisht, që ngjallja e besimit që autoambulanca vjen do dojë kohë që të ndodh, derisa është një perceptim i krijuar në vite, nuk është edhe aq i lehtë dhe për më tepër është një perceptim masiv që e kanë dhe ata që ndoshta s’kanë ardhur kurrë ndonjherë në urgjencë”, nënvizoi z. Beqaj duke shprehur besimin se vitin e ardhshëm, kjo prezencë më e madhe në territor, do ta rrisë besimin e qytetarëve.

Ministri i Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se javën e ardhshme spitali i Vlorës do të lidhë kontratën për furnizimin me proteza ortopedike, ndërsa brenda vitit të ardhshëm, ky spital, si çdo spital tjetër, do të jetë pjesë e programit kombëtar të instrumentave kirurgjikalë të sterilizuar.

“Për pjesën e traumave, ka prapë një element shtesë pozitiv”, u shpreh më tej ministri Beqaj, duke siguruar se javën e ardhshme spitali do të lidhë kontratën edhe për furnizimin e protezave ortopedike. “Si çdo spital tjetër, brenda vitit të ardhshëm edhe ky spital do të jetë pjesë e programit kombëtar të instrumentave kirurgjikal të sterilizuar, edhe i gjithë procesi i sterilitetit në sallat tona të operacioneve”, tha ai.

Next Post
Bernard Cazeneuve emërohet kryeministër i Francës në vend të Valls

Bernard Cazeneuve emërohet kryeministër i Francës në vend të Valls

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!

E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!

October 6, 2026
Grabitje e bujshme në Francë, vidhet “Apokalipsi” i Dali, libri unik dhe më i çmuar në botë!

Grabitje e bujshme në Francë, vidhet “Apokalipsi” i Dali, libri unik dhe më i çmuar në botë!

October 6, 2026
“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

October 6, 2026
Integrimi në BE/ Ndarja e proceseve me Shqipërinë “ndez gjakrat” në Maqedoninë e Veriut, reagimet nga politika

“Nuk duam një tjetër rast Orban”- Zbulohet paketa e re e zgjerimit, anëtarët e rinj të BE do të përballen me periudhë prove 15 vite! Kos: Ja masat mbrojtëse

October 6, 2026
Kryepolici Hita i lë porositë bluve të Shkodrës: Prioritet krimet dhe dosjet e vjetra! Goditje kultivimit të drogës dhe masa të shtuara sigurie në shkolla

Kryepolici Hita i lë porositë bluve të Shkodrës: Prioritet krimet dhe dosjet e vjetra! Goditje kultivimit të drogës dhe masa të shtuara sigurie në shkolla

October 6, 2026
Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

October 6, 2026
Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë! Haxhia: Ne nuk tërhiqemi! Po u shkel kjo e drejtë…

Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë! Haxhia: Ne nuk tërhiqemi! Po u shkel kjo e drejtë…

October 6, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Nga këmishëkafenjtë e Hitlerit te flamingot rozë

October 6, 2026
Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

October 6, 2026
Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com