KQZ ende nuk ka nxjerr ndonjë vendim për rinumërimin e 1472 vendvotimeve për të cilat ka kërkuar PZAP.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se janë në pritje të vendimit të Supremes nëse ka ankesa në lidhje me këtë vendim të PZAP-së për rinumërim.
“Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e PZAP-it për rinumërim. Sapo të kemi konfirmimin do t’iu mbajmë të informuar lidhur me hapat e mëtejshëm të KQZ-së”, tha ai. /e.s/