Duket se i ka hipur vërtetë vetja në qejf. Robert Lewandowski dëshiron një mal më para për rinovimin e kontratës me Bayern Munichun. Sulmuesi polak, Robert Lewandowski e ka bërë të qartë në muajt e fundit se dëshiron të transferohet në Real Madrid.
Kjo vërtetohet edhe më shumë me kërkesat e tij astronomike për vazhdimin e kontratës me Bayern Munichun, shkruan AS. Edhe pse ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2019, Lewa dëshiron përmirësim të kushteve, duke kërkuar 18 milionë euro në sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar në skuadër.