• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rindërtohet ura e shembur nga përmbytjet në komunën e Petrelës

by A R
15/01/2016 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mbrojtjes kanë përfunduar punën për ndërtimin e urës së prishur pas përmbytjeve të ditëve të fundit në fshatin Qeha të komunës Petrelë. Janë 1500 banorë, të cilët më parë ishin të izoluar, që tani mund të lidhen me kryeqytetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, inspektuan punën e bërë nga ushtria shqiptare, në bashkëpunim me bashkinë, për të riparuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

“Më vjen mirë që për 1500 banorë të zonës, fillimi i vitit vjen me një zgjidhje të re për këtë situatë. Ura lidh 4 fshatra me pjesën tjetër të Tiranës nga marrin shërbimet, shkohet në shkollë dhe te mjeku. Besoj se nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar këtë vit për 1500 familjet e këtyre fshatrave”, u shpreh Veliaj, duke falënderuar ushtrinë shqiptare për ndërhyrjen.

“Në fillim të këtij viti, patëm disa shembje urash në zonat rurale të Tiranës dhe i jam shumë mirënjohës ushtrisë shqiptare, e cila ka qenë në krye të punëve dhe më vjen mirë që kryeqyteti ka qenë përfituesi kryesor i ndërhyrjeve të emergjencës”, tha Veliaj. Ai u shpreh ura në fshatin Qeha është shkatërruar jo vetëm prej përmbytjeve, por edhe prej masakrës urbane që është bërë nga gërryerja e shtretërve të lumenjve dhe këmbëve të urave, pa menduar për dëmin e shkaktuar.

Ai falënderoi ministren e Mbrojtjes dhe ushtrinë shqiptare për kontributin e dhënë mbi përballimin e pasojave të përmbytjeve nga reshjet e mëdha të shiut. “Bashkia e Tiranës, por edhe bashkitë e tjera, ndoshta të papërgatitura për përballimin e situatave të këtyre përmasave, në kushtet e një sjellje ekstreme të natyrës, gjetën mbështetje te ushtria shqiptare dhe u jam shumë mirënjohës kolegëve edhe miqve të ushtrisë”, u shpreh Veliaj. Ai tha se me shiun e parë të vitit patëm dëme në urën e Zall-Bastarit, si dhe në disa zona të malësisë së Tiranës, apo në Mullet dhe Petrelë.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. “Ndarja e re administrative dhe bashkëpunimi me pushtetin lokal po jep frytet e veta. Suksesi qëndron te ky bashkëpunim. Bashkëpunimi i Forcave të Armatosura në këtë rast, sidomos me Bashkinë e Tiranës, filloi herët. Bashkërisht kemi bërë pastrime masive, e kemi qenë pranë qytetarëve edhe në rastet e përmbytjeve”, tha Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes garantoi shfrytëzimin e të gjitha burimeve të qeverisë për të përballuar emergjencat në vend. “Forcat e Armatosura janë të parat që i përgjigjen kërkesës së emergjencës civile dhe do të vazhdojë të jetë kështu, sigurisht pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha burimet e tjera civile që ka qeveria. Por, fakti që vetëm në Bashkinë e Tiranës janë ndërtuar 3 ura (Zall-Bastar, Qeha dhe Ferraj), tregon për punën e jashtëzakonshme të bërë natën dhe ditën në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Kodheli, duke falënderuar të gjithë ata që kanë punuar në kushte të vështira në shërbim të qytetarëve.

Balkanweb

Next Post

Dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritoli ndaj biznesit në Vlorë, flet pronari: S’e kuptoj pse ma bënë këtë dëm! S’kam konflikte…

Sherri pas aksidentit përfundon me një të vrarë, Policia: Kapet autori i dyshuar, shoqërohen disa shtetas të tjerë

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, zbulohet data kur do të hidhen firmat për themelimin e tij

“Bordi i Paqes”, zbulohet data kur do të hidhen firmat për themelimin e tij

January 20, 2026
EMRI / I burgosuri i sigurisë së lartë humb jetën në spital, dalin detajet e para

EMRI / I burgosuri i sigurisë së lartë humb jetën në spital, dalin detajet e para

January 20, 2026
baste

Lejonin baste sportive, masë sigurie për gjashtë efektivë policie

January 20, 2026
BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

January 20, 2026
Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

January 20, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

Ndërprerja e energjisë, reagon QSUT: U aktivizuan gjeneratorët, jeta e pacientëve e pacenuar

January 20, 2026
Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

January 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Emigrantët në SHBA përballë një debati të ri

January 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In