• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

by A R
20/01/2026 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar ftesën e presidentit Trump për qeverinë shqiptare për në Bordin e Paqes, u shpreh se, ndërsa në presidencën Biden, Ramës i duhej të përdorte Aleks Sorosin për të komunikuar, tashmë, ai ka linjë direkte, sepse ka marrëdhënie me dhëndrin dhe të bijën e presidentit Trump. Hila tha se Rama u duhet amerikanëve edhe për të mos prishur punë në rajon, si në rastin e Kosovës.

Biseda

Dritan Hila: Rama bëri gabim që e publikoi ftesën sepse opozita englendisej me këto gjëra, jo Delta, jo këto… 60 shtetet nuk janë shumë. Mendoj se një pjesë e tyre, kanë një lloj valence ose me Izraelin ose me botën arabe. Ne kemi me Izraelin, kemi edhe me botën arabe. Jemi pjesë e Konferencës Islamike. Jemi interlokutor i besueshëm. Padyshim nuk do t’i zhvillojë Rama bisedimet. Por padyshim, është ftesë që në planin e brendshëm, i prish punë PD-së, pasi kishte ngritur retorikë, që Rama e ka çështje orësh që do të bjerë, marrëdhëniet e Ramës me Amerikën janë në pikën më të ulët. Unë di të them, se Rama ka linjë direkte në Shtëpin e Bardhë se ka dhëndrin dhe të bijën. Madje Ivanka më duket se vjen në Shqipëri, pasi kanë projektet e tyre. Trumpit i pëlqen Rama, është udhëheqës autoritar.

Andi Tela: Këtë nuk e dimë ne. Në mandatin e parë e takoi një herë.

Dritan Hila: Nuk thashë se do flejë me Ramën, por aq sa i duhet Ramës.

Andi Tela: Atij i duhen sa më shumë shtete të thonë po.

Dritan Hila: Ai ka projekt të vetin që do të jenë pak njerëz. Kam dëgjuar analistë që thonë, çfarë na kushton të marrim 1 milion gazianë? Mendohet që 1 milion prej tyre do të shpërngulen në vende të tjera, vende europiane dhe vende arabe. Ramës për këtë pikë i duhet. Ai ka marrëdhënie direkt me Shtëpinë e Bardhë.

Andi Tela: Ka patur në presidencën e mëparshme.

Dritan Hila: Nëse vajza e tij dhe dhëndri bëjnë pushimet këtu dhe për djalin e tij nuk ka të njëjtën konsideratë për Kushner…. Nëse është vajza e preferuar e tij dhe ka një projekt. Ndërsa me Biden telefon i prishur, t’i thoshte Alex Sorosit. Por për DASH, ku kanë shpresat ata, Rubio është përfaqësues i aparateve. Përse ju duhet Rama? Që të mos u prishë punë në rajon. Të jetë i dëgjueshëm dhe për Kosovën. Ndonjë dashuri të madhe DASH nuk ka, duket nga e ngarkuara me punë, që për mua është shumë e dobët, por punën e altoparlantit e bën, e qan.

Next Post
BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In