• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lejonin baste sportive, masë sigurie për gjashtë efektivë policie

by A R
20/01/2026 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve të Policisë së Shtetit dhe 1 shtetasi civil, në kuadër të operacionit të koduar “Last Bet”. Operacioni u zhvillua nga AMP, Rajoni Elbasan–Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Sipas vendimit të gjykatës, masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” është caktuar për nënkomisarin R.T., specialist për krimet në Stacionin e Policisë Manëz, inspektorin E.K., ndihmës specialist/kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, si dhe për shtetasin I.T., banues në Tiranë.

Ndërkohë, për katër punonjës të tjerë të policisë është vendosur masa “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Këta janë komisari D.S., shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Devoll, nënkomisari A.M. dhe inspektori G.B. në Policinë Kufitare Morinë, si dhe inspektori E.D., trupë shërbimi operacional në njësinë speciale RENEA.

Hetimet kanë zbuluar se të dyshuarit, duke shfrytëzuar funksionet e tyre, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive të palejuara. Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Gjatë veprimeve proceduriale janë sekuestruar 7 telefona celularë, që dyshohet se janë përdorur për aktivitetin kriminal. Hetimet vijojnë.

Next Post
EMRI / I burgosuri i sigurisë së lartë humb jetën në spital, dalin detajet e para

EMRI / I burgosuri i sigurisë së lartë humb jetën në spital, dalin detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com