• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rindërtohet kopshti dhe çerdhja në Kamëz, Veliaj: Nuk tërhiqemi nga beteja kundër atyre që zaptojnë qytetin

by A R
18/02/2020 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kopsht dhe një çerdhe e re në Kodër Kamëz hapën dyert për të pritur 150 fëmijë të zonës, duke ofruar kushtet e nevojshme për mirërritjen e tyre. Mbi rrënojat e godinës së ndërtuar që në vitet ’70, Bashkia e Tiranës rindërtoi në kohë rekord kopshtin e ri, i cili ka të integruar edhe një çerdhe, çka i jep zgjidhje kërkesave të hershme të prindërve. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës.

“Jam i lumtur që e mbajtëm premtimin për një komunitet, i cili prej vitesh mendonte se kjo nuk do të ndodhte kurrë. Edhe kur kam ardhur për prezantimin e planit apo për ta inspektuar, shumica e njerëzve thoshin me dyshim: “Ah, mo lali, sa kemi parë ne që vijnë, marrin votat dhe nuk kthehen më kurrë që ta mbarojnë këtë punë’. Jam i lumtur që e mbaruam, e mbajtëm fjalën! E di që jemi shumë kërkues dhe themi: ‘Edhe këtë, edhe ngrohjen, edhe dopio xhamin, edhe parketin’, por pashë se s’kishim lënë asgjë mangët. Fëmijët e Kodër Kamzës e meritojnë këtë!”, tha Veliaj.

Njëkohësisht në Kodër Kamëz po vijon puna edhe për dy shkollat e reja, një 9-vjeçare dhe një e mesme, që do t’i japin fund mësimit me dy turne. “Sot 150 familje lirohen të shkojnë në punë, kurse fëmijët shkojnë në një kopësht edhe me drekë. Lajmi tjetër i mirë për komunitetin e Kodër-Kamzës është shkolla: Kalova, e pashë që ishte ngritur binaja e shkollës së re “Nënë Tereza”. Aty në fakt do të jenë dy shkolla, një 9-vjeçare dhe një e mesme”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se ky është një tjetër tregues i punës së mirë që është bërë pavarësisht përpjekjeve për bllokim. “Më vjen keq që u vonuam një vit nga sherret: Çfarë do bëhet këtu!? Çfarë do bëhet!? Këtu po preke gjë me dorë, menjëherë thonë: Do bëjë pallat! Po mirë, a nuk jemi ne që rikthyem shkollën ‘Kosova’? Nuk jemi ne që rikthyem shkollën “Servete Maçi”? Nuk jemi ne që rikthyem shkollën “Betim Muço”? Të gjitha këto ishin nisur për pallate nga ish-administrata e kaluar. Pra, pas 5 vitesh, njerëzit kanë parë një gjë: Po dhamë fjalën, do ta mbajmë! Po iu futëm një pune, do ta çojmë deri në fund!”, tha ai.

Veliaj siguroi qytetarët se Bashkia e Tiranës është e vendosur t’i shkojë gjer në fund projekteve për çlirimin e hapësirave të zaptuara dhe për t’ia kthyer ato komunitetit. “Kopshti te Medreseja është kopësht! Mund ta kesh zaptuar 1 vit, 2 vjet, 3 vjet, 30 vjet, por nuk mund të dënosh 100-150 familje të tjera nga mirërritja e fëmijëve. Dua t’i garantoj qytetarët që jo vetëm bëjmë atë që themi, por kushdo që mendon se bashkia do ndërrojë mendje dhe nuk do të çlirojë një kopësht, një çerdhe, një lulishte, një trotuar, e ka shumë gabim. Ka 5 vjet nuk jemi kthyer pas nga asnjë betejë. Qytetarët, nuk ka rëndësi nëse janë të majtë apo të djathtë, kanë një parti kryesore, që quhet familja e tyre. Për familjen e tyre, secili prej nesh duhet të bëjë një betejë me atë minorancë që ose zapton, ose pengon, ose saboton punët e këtij qyteti”, nënvizoi kryebashkiaku.

Ai e cilësoi të shkëlqyer punën e kryeministrit Rama për mbledhjen e 1.15 miliardë eurove në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë dhe u shpreh se prioritet për Bashkinë e Tiranës janë kopshtet, shkollat dhe çerdhet e reja. “Lajmi i mirë që na erdhi nga Brukseli dje, ishte se e gjithë shuma e kërkuar u realizua. Një sukses spektakolar i Edi Ramës dhe i skuadrës që punoi për t’ia mbërritur kësaj dite. Sigurisht, prioritet për Bashkinë e Tiranës janë kopshtet, shkollat dhe çerdhet e reja”, shtoi ai.

“Sami Frashëri” pritet që të jetë një prej shkollave që do të përfitojnë nga grantet e qeverisë të fituara në Bruksel, ndërkohë që puna do të vijojë edhe në shkollat e tjera në zonat rurale. “Një shkollë e re, që me shumë gjasa do të burojë nga ky projekt, është ish shkolla ime, gjimnazi “Sami Frashëri”. Mund ta rikonstruktosh me nyje higjieno-sanitare sa të duash, me dyer të reja, por themelet dhe kolonat janë po ato të viteve ‘60. Shkolla mund të rikonstruktohet sa të dojë, por janë po ato themele, po ato kolona, të cilat nuk mbajnë me një tërmet tjetër, që larg qoftë mos ardhtë kurrë. Shkolla “Sami Frashëri” do të jetë e para që do të përfitojë nga grantet e fituara në Bruksel për Bashkinë e Tiranë, sigurisht edhe shkollat e tjera nëpër fshatra dhe padyshim edhe lagjet e reja të Tiranës”, deklaroiVeliaj.

Njësia 11, ku përfshihet edhe Kodër Kamza, është kthyer në një kantier pune. Shkolla të rregulluara, kopshte dhe çerdhe, janë disa prej dhjetëra kantiereve të punës të hapura muajt e fundit.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike

November 24, 2026
E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

DETAJET/ Atentati me dy të vrarë në Fier, autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar “Sel Çamin”! Ekzekutimi u bë me pistoleta me silenciator

November 24, 2026
Papa Françesku paralajmëron liderët botërorë për rreziqet nga inteligjenca artificiale

Dëshmia tronditëse nga ditari i Papa Françeskut, zbulohet në librin e ri: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri!

November 24, 2026
Ish-kandidati i Bashkisë së Himarës sërish në dyert e SPAK, Petro Gjikuria paraqitet për të dorëzuar…!

Ish-kandidati i Bashkisë së Himarës sërish në dyert e SPAK, Petro Gjikuria paraqitet për të dorëzuar…!

November 24, 2026
Arrestimi i Erzen Breçanit, në pranga edhe djali i tij. Akuzat: Trafik droge, vrasje, pastrim parash…!

I pandehur për dy akuza, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin! Reagon ish-zyrtari i Policisë: Drejtësia u vu në vend!

November 24, 2026
Tensionet në rritje, alarm për sulme ajrore nga Rusia! NATO vendos avionët përgjues “Awacs” në Poloni

Tensionet në rritje, alarm për sulme ajrore nga Rusia! NATO vendos avionët përgjues “Awacs” në Poloni

November 24, 2026
Xhaxha dhe nip u ekzekutuan dje gjatë atentatit në Fier, përcillen sot në banesën e fundit Selami dhe Jakup Hasani! Policia në kërkim të autorëve

Xhaxha dhe nip u ekzekutuan dje gjatë atentatit në Fier, përcillen sot në banesën e fundit Selami dhe Jakup Hasani! Policia në kërkim të autorëve

November 24, 2026
Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

Lufta/ Kancelari Merz: Europa është e gatshme të negociojë me Rusinë, bisedimet mund të zhvillohen sërish në Abu Dhabi!

November 24, 2026
Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!

November 24, 2026
U kap me armë në makinën e blinduar, edhe djali i “Mustaqekuqit” mes 4 të arrestuarve në Tiranë! Mes tyre gardisti dhe 2 ushtarakët

U kap me armë në makinën e blinduar, edhe djali i “Mustaqekuqit” mes 4 të arrestuarve në Tiranë! Mes tyre gardisti dhe 2 ushtarakët

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In