• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rindërtimi/ Veliaj dhe Ahmetaj inspektojnë punimet në lagjen ‘5 Maji’: Kemi ecur me ritme të shpejta, do jetë gati verën e ardhshme

by
28/07/2021 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës së bashku me ministrin për rindërtim Arben Ahmetaj inspektuan sot ecurinë e punimeve në lagjen e re “5 Maji” në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj tha se është i lumtur që punimet kanë ecur me ritme kaq të shpejta dhe lagjja e re “5 Maji” po merr formë, duke i dhënë mundësi qytetarëve, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti, që të zhvendosen aty sa më parë.

“Më vjen mirë që shoh që tek një kantier publik është punuar me më shumë shpejtësi dhe cilësi se në një kantier privat. Kjo është dita me natën. Po punohet me shumë cilësi dhe shumë shpejt. Fakti që sot shikojmë se si po konturohet kjo lagje re vërtet Tirana policentrike po bëhet realitet. Do jetë një qendër dhe Beni e tha do vijnë edhe institucione dhe kur vijnë institucione lagja nuk është më konvikt është 24/7. Pra edhe shkohet në punë, edhe bëhet tregti, edhe jetohet, edhe shkohet në shkollë, edhe kalohet kohë cilësore rekreative”, nënvizoi Veliaj.

Ai ritheksoi se ndërkohë që vijon ndërtimi i lagjeve të reja, banorët do vazhdojnë të marrin bonusin e qirasë, deri në momentin e zhvendosjes.

“Është një surprizë e jashtëzakonshme që jo vetëm te ky kantier, por tek disa kantier rresht këtu kemi dalë jo vetëm mbi sipërfaqen, por ka mbaruar karabinaja, kanë filluar tani edhe detajimet e suvasë dhe veshjes me kapotë. Tregon progres për ato familje që janë akoma me qira. Por siç e tha edhe ministri, ne i japim garanci çdo familjeje që ne do vazhdojmë me qira deri ditën që do marrin çelësin e shtëpisë së re dhe të hyjnë me këmbën e djathtë e të mbarë”, përfundoi kryebashkiaku.

Ndërsa ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se me këto ritme lagjja e re “5 Maji” pritet të përfundojë dhe të jetë gati në muajt maj-qershor të vitit 2022.

“Besoj që në maj, qershor të vitit tjetër, lagjja e re do ketë përfunduar.Sot praktikisht kantieret janë të materializuara në fazë të avancuar, dhe nuk është më as shpresë, as besim, por është thjesht një numërim mbrapsht për qytetarët, për t’i thënë që do hyjnë në këto kantiere. Kjo po ndodh në Durrës, por edhe në Laç. Pra procesi i rindërtimit është kthyer në një proces jo vetëm social, jo vetëm ekonomik, por edhe simbol sesi menaxhohet një proces kompleks, me shpejtësi, transparencë dhe vëmendje ndaj qytetarëve”, u shpreh Ahmetaj.

Lagjja e re është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, e cila po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.

/b.h

Next Post
U shtri barkas nga policët gjatë aksionit anti-drogë/ Gazetari tregon se çfarë dëshmoi në Prokurori: Dorëzova 2 videot që filmova vetë

U shtri barkas nga policët gjatë aksionit anti-drogë/ Gazetari tregon se çfarë dëshmoi në Prokurori: Dorëzova 2 videot që filmova vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

September 23, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

September 23, 2026
PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com