• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti i dëmtoi shtëpinë, Veliaj: Banesa e re e Rifat Agës në Vishnje, gati për festat e Nëntorit

by Java News
19/10/2019 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pas tërmetit të 21 shtatorit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi një nga shtëpitë më të dëmtuara prej lëkundjeve të forta, atë të familjes së Rifat Agës në Vishnje, ku i premtoi vajzës së tij të vogël, Oksanës, se Vitin e Ri do ta kalonin në shtëpinë e tyre të re. Kryebashkiaku u rikthye sërish në Vishnje për të ndjekur punimet për shtëpinë e re dhe për t’i dhënë një tjetër lajm të mirë kësaj familje, se ajo do të jetë gati për festat e nëntorit. Veliaj falenderoi komunitetin e biznesit që iu bashkua thirrjes për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa theksoi se kryeqyteti tregoi edhe një herë se është solidar në çaste të vështira si kjo.

“Jemi në shtëpinë e Rifatit, me një nga miqtë e mi më të mirë, Avenir Kikën, drejtor i Shoqatës së Ndërtuesve, e cila është kontribuesja kryesore në taksat dhe arkën e Bashkisë së Tiranës, që nuk i ka asnjë detyrim shtetit, që i paguan një më një kontributet, e megjithatë, Aveniri vendosi që të ndihmojë Rifatin. Jam jashtëzakonisht krenar për Tiranën dhe për mënyrën sesi në kohë rekord, solidariteti ka qenë maksimal. Fakti që pa u bërë muaji kemi filluar rindërtimin e shtëpive, jemi mbi themele, kemi bërë konstruksionin dhe jemi gati të vëmë muret edhe ndarjen, që datat 28-29 nëntor të na gjejnë në shtëpinë e re, është një histori suksesi e solidaritetit të Tiranës. Rifat, mezi pres që të vij herën e tretë për vizitë, e treta e vërteta, kur të jetë mbaruar shtëpia”, tha Veliaj.


Kryebashkiaku tha se puna ka ecur me të njëjtat ritme në të gjitha banesat e tjera që janë marrë përsipër nga kompanitë e ndërtimit për t’u rindërtuar, duke theksuar se bashkëpunimi me bizneset do të jetë nevojshëm edhe në fazën e mobilimit të shtëpive. “Jam i sigurt se ka Rifatë të tjerë që kanë nevojë për ndihmë, dhe jam i bindur që ka edhe Avenirë të tjerë nëpër Tiranë, që na dëgjojnë dhe thonë, do e ndihmoj edhe unë një shok që i është prishur shtëpia. Jam këtu jo vetëm për ta falenderuar publikisht Avenirin që ka marrë përsipër shtëpinë e Rifatit, duke thyer çdo rekord për ndërtimin e një shtëpie, sikur të ishte garë olimpike, por dua të falenderoj çdo Avenir tjetër, çdo djalë ose vajzë, burrë ose grua, që ka një sipërmarrje, një biznes, që mund të ketë mundësi për ndihma; do na duhen elektroshtëpiake, për gjitha familjet e prekura”, shtoi Veliaj.

Mandej, ai shtoi se për familjet e tjera, që kanë pësuar dëmtime të pjesshme, do të dëmshpërblehen. “Kemi ende nevojë për ndihmë, ndaj thirrja që do të bëjë Aveniri, është për të gjithë miqtë tanë që e kanë mundësinë, që e kanë ndjenjën e solidaritetit, të na japin një dorë dhe të marrin një shtëpi tjetër. Aveniri bëri shtëpinë e Rifatit, por kemi plot shtëpi që janë në pritje që dikush t’i marrë përsipër. Ndërkohë, dua të falenderoj Aldrinin, Këshillin e Qarkut të Tiranës, për procesimin e të gjitha dosjeve për dëmet e vogla; aty ku nuk ka nevojë për rindërtim total, sigurisht që do të bëjmë pagesën”, u shpreh Veliaj.

Rifat Aga, i cili prej 30 vitesh punon në forcat e Policisë së Rendit, falenderoi Bashkinë e Tiranës për angazhimin dhe përkushtimin për t’i qëndruar pranë familjeve të prekura nga tërmeti, si dhe kompaninë e ndërtimit që po bën të mundur rindërtimin e shtëpisë. “Faleminderit shumë për ardhjen, për interesimin që bëni nga ana juaj. Falenderoj shumë firmën Kika, bashkë me gjithë punëtorët q kanë punuar jashtë mase. Të gjitha i ka sjellë, i falenderoj shumë. Faleminderit edhe nga ana juaj shumë. Ju jam shumë mirënjohës”, tha Rifat Aga.

Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika theksoi se çdo biznes i fushës së ndërtimit e ka detyrim të jetë solidar me qytetin e Tiranës, sidomos kur bëhet fjalë për raste fatkeqësish natyrore. “Ne iu përgjigjëm thirrjes së kryetarit për të ardhur me urgjencë në një nga shtëpitë më të dëmtuara nga tërmeti, që thuajse ishte rrafshuar. Bashkia është shtëpia jonë e përbashkët, por mbi të gjitha dua t’u them ndërtuesve, kolegëve të mi, unë si kryetar e dhashë shembullin i pari, sepse vetëm kështu do ta ndihmojmë bashkinë, po kështu do ndihmojmë edhe qytetarët e qytetit të Tiranës”, tha Kika.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

Hije skandali mbi klubet shqiptare, dyshime për shitje ndeshjesh dhe sinjalizime nga UEFA! Ja çfarë rrezikojnë

November 26, 2026
Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

November 26, 2026
“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë”- Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra! S’kam ndërhyrë te SPAK, misioni im…

“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë”- Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra! S’kam ndërhyrë te SPAK, misioni im…

November 26, 2026
Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria në grupin e “ferrit”, mes dy gjigantëve dhe Finlandës!

Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria në grupin e “ferrit”, mes dy gjigantëve dhe Finlandës!

November 26, 2026
Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Akte sabotazhi në Europë nga Moska, studimi: Godet infrastrukturën kritike dhe dobëson mbështetjen për Ukrainën!

November 26, 2026
DEBATET/ Tabaku: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, mos i votoni! Manja: Nuk është pezulluar i gjithë akti normativ! Retorikë për adrenalinë

DEBATET/ Tabaku: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, mos i votoni! Manja: Nuk është pezulluar i gjithë akti normativ! Retorikë për adrenalinë

November 26, 2026
E pazakontë/ Shnajder nxjerr gjithçka në shitje, në ankand, edhe kujtimi i finales së Botërorit!

E pazakontë/ Shnajder nxjerr gjithçka në shitje, në ankand, edhe kujtimi i finales së Botërorit!

November 26, 2026
Nga vëllezërit Konica te brezat e sotëm, ministri Hoxha çel ciklin e ligjëratave: Idetë formësuan diplomacinë shqiptare!

Nga vëllezërit Konica te brezat e sotëm, ministri Hoxha çel ciklin e ligjëratave: Idetë formësuan diplomacinë shqiptare!

November 26, 2026
Debate të forta në Kuvend, Braçe sfidon Berishën me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”, kryedemokrati: Vish fustanin e…

Debate të forta në Kuvend, Braçe sfidon Berishën me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”, kryedemokrati: Vish fustanin e…

November 26, 2026
Moti i keq/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave!

Moti i keq/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave!

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In