• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rindërtimi i aleancave, Rusia dhe Kina po hapin “epokën e re të miqësisë”

by Java News
05/06/2019 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kinës, Xi Jinping mbërriti sot në Rusi për të shënuar një atë që quhet “epokë e re e miqësisë” ndërmjet dy vendeve.

Forcimi i lidhjeve ekonomike me Rusinë e izoluar nga Perëndimi është edhe një aspekt tjetër i vizitës së delegacionit të lartë kinez në Moskë.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping pati bisedime në Kremlin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, para se të marrë pjesë në një pritje zyrtare të delegacionit kinez.

Vizita zhvillohet pesë vjet pasi Rusia aneksoi rajonin e Krimesë në Ukrainë, që çoi në përplasje me partnerët e saj perëndimorë.

Nga Moska, Xi do të udhëtojë në Shën Petersburg për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të organizuar nga Putini.

Kina dhe Rusia “kanë besim të ndërsjellë të fortë politik dhe mbështesin njëra-tjetrën në mënyrë të vendosur në çështjet që lidhen me interesat thelbësore dhe shqetësimet e tyre kryesore”, tha Xi gjatë një interviste me mediat ruse përpara vizitës, sipas një transkripti të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua e Pekinit.

Yury Ushakov, ndihmësi i politikës së jashtme të presidentit rus, tha se vizita është “një ngjarje vendimtare për marrëdhëniet tona dypalëshe”. Bashkimi Sovjetik ishte vendi i parë që njohu Kinën e kontrolluar nga komunizmi në vitin 1949, tha ai.

Ai tha se Xi dhe Putin do të nënshkruajnë një deklaratë të re mbi “partneritetin dhe bashkëpunimin strategjik”.

Delegacioni kinez po sjell dy panda si dhurata, të cilat janë për kopshtin zoologjik të Moskës.

“Kafsha është një simbol i Kinës dhe gjesti është shumë i rëndësishëm për partnerët tanë”, tha Ushakov.

Tregtia mes dy vendeve ka shënuar rritje, me 25 për qind në vitin 2018 apo 108 miliardë dollarë më shumë duke e shndërruar Kinën në “partnerin më të rëndësishëm ekonomik të Rusisë”.

Zëvendëskryeministri kinez, Zhang Hanhui e vlerësoi vizitën si “domethënie të rëndësishme në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe”.

Politikisht, të dyja vendet votojnë në unitet si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Pozicionet e Rusisë dhe Kinës janë shumë të ngushta ose përkojnë plotësisht në shumicën e çështjeve ndërkombëtare”, përfshirë programin bërthamor të Koresë së Veriut, krizën e Venezuelës dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit”, tha Ushakov, duke shtuar se të gjitha këto çështje do të diskutohen gjatë bisedimeve.

Të dyja vendet do të diskutojnë gjithashtu marrëdhëniet e tyre me “fuqitë e mëdha perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara”, tha ai. RFE /RL/l.m

Next Post
Vdes ish-presidenti i UEFA-s “babai” i Champions League

Vdes ish-presidenti i UEFA-s “babai” i Champions League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

September 28, 2026
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

Kryengritja e Pallatit të Drejtësisë konfirmon dëshirën për të drejtuar “Republikën”

September 28, 2026
Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

September 28, 2026
Pendesa e fisme gjermane dhe krenaria e përzishme serbe

“Dështoi sistemi”, Lleshaj: Në SHISH duhen njerëz të provuar dhe me integritet, jo eksperimente

September 28, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Java nis me përplasje! Meri Shehu ngre alarmin për disa shenja

September 28, 2026
Një telefonatë në 999 zbuloi gjithçka, si u kapën 5 britanikët pranë bazës së RAF-it -

Lirohen pesë komplotistët në Angli, u arrestuan se dyshoheshin për sulm ndaj bazës amerikane, dalin në liri me kusht

September 28, 2026
Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

September 28, 2026
Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

September 28, 2026
Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

September 28, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com