• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Rinasi”/ Krimet e Rënda: Ka pika të errëta në dëshminë e të penduarit!

by Java News
01/05/2019 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata për Krimet e Rënda ka vënë re pika të errëta në dëshminë e Alkond Bengasit, i cili para prokurorëve ka mohuar që të ketë modifikuar furgonin e grabitjes, apo që modifikimi të jetë bërë në servisin ku ai punonte. Në vendimin gjyqësor të zotëruar nga A2 CNN arsyetohet se Alkond Bengasi, ka dhënë kontributin e tij në realizimin e grabitjes.

Gjykata ngre dyshime se Bengasi nuk i ka ndryshuar vetëm baterinë furgonit “Chervolet”, pasi ai ndonëse pretendon se e ka parë atë me ngjyrë jeshile, e ka dalluar në videot e ngjarjes nga parakolpi i pasmë, në një kohë që mjetit i ishte ndryshuar ngjyra dhe stema.

“Pra, vetëm një person që kishte bërë modifikime, njihte detaje të tilla”, arsyetohet në vendim. Në të njëjtën linjë, Gjykata i referohet në vijim deklarimit të Bengasit se pasi kishte njohur mjetin në media, ai kishte shkuar te banesa e Klement Çalës.

“Nuk kishte pse të shkonte atje, kur ai nuk i dinte dhe nuk kishte marrë pjesë në detaje lidhur me ngjarjen”, konstatonte Gjykata.

Sipas trupit gjykues, Bengasi kishte mjetet dhe aftësitë teknike për të bërë modifikimin e mjetit dhe madje ka marrë pjesë në takime me të dyshuarit si organizatorë të grabitjes, Admir Murataj, Klement Çala e Eldi Çala.

Gjykata nënvizon edhe faktin se vetë Bengasi ka deklaruar se pas ngjarjes ka fikur telefonin me pretendimin se kishte pasur frikë dhe se kishte ndryshuar vendbanimin nga Bradasheshi te Liqeni i Thatë në Tiranë, ku banonin Admir Murataj e Klement Çala, pikërisht në kohën kur dyshohet se ka nisur të planifikohej grabitja në Rinas.

/a.meta

Next Post
Juncker në Kosovë: Demarkacioni, kushti themelor për liberalizimin e vizave

Juncker: Mbetem një ithtar i zjarrtë i zgjerimit të BE-së!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sllovakia “sulmon” BE: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

Sllovakia “sulmon” BE: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

September 20, 2026
Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

September 20, 2026
Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

September 20, 2026
Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

September 20, 2026
Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

September 20, 2026
Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

September 20, 2026
“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

September 20, 2026
NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

September 20, 2026
“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

September 20, 2026
Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com