Kryeministri Edi Rama njofton se në vendin tonë sapo kanë mbërritur edhe 31 590 doza të tjera të vaksinës Pfizer.
Me këtë sasi të mbërritur pak minuta më parë në aeroportin “Nënë Tereza”, numri total i dozave të mbërritura në vendin tonë shkon në 2 milion
“Me 31,590 doza vaksine Pfizer që mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, arrijmë në total në mbi 2 milion vaksina anticovid të ardhura deri tani në vendin tone”, shkruan Rama.
Kryeministri përsërit apelin për vaksinim të popullatës.
“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohunu! Vaksinat shpëtojnë jetë “, shkruan Rama.