• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rinas, lajmi i mirë i një ngjarjeje dramatike

by Lorenc Vangjeli
04/07/2016 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë ngushëllim i hershëm i pafuqisë ai që thuhet shpesh se të këqiat nuk vijnë kurrë vetëm për të bërë keq. Ky lloj ngushëllimi është një gjë e ngjashme me vështrimin pesimist ose optimist të gotës së ujit. Për dikë ajo është gjysëm e zbrazët, për dikë tjetër është padyshim edhe gjysëm e mbushur. Madje, gota tërësisht e zbrazët mund të jetë edhe thjesht e lagur. Ngjarja dramatike e grabitjes në aeroportin e Rinasit Nënë Tereza ishte një e keqe që u pagua me shumë më shumë se një milion dollarë, sa mendohet se është shifra e parave që ndruan pronar. U pagua shumë më shumë shtrenjtë se leksioni i hidhur që i jep realiteti besimit tek letrat e shkruara. Për të treguar se mes tyre ka një hendek të gjerë që nuk është krijuar dje dhe që nuk mbushet dot nesër. Koncesioni i aeroportit të Rinasit është dhënë në 2004-ën në vitin e parafundit të mandatit të dytë socialist, ka dëshmuar problemet e tij në tetë vjetët e mandateve të njëpasnjëshëm të demokratëve dhe nuk është bërë më i mirë deri në vitin e fundit të mandatit të parë të së majtës. Duke nisur që me çmimet më të shtrenjta të biletave në krahasim me rajonin dhe me një raport dëshpërues mes cilësinë së shërbimit dhe parave të paguara e duke përfunduar me cilësinë e sigurisë që paguhet nga çdo udhëtar që ikën e vjen në aeroport.

Testi i katërt fatkeq që shpërtheu sistemin e sigurisë në aeroport u pagua me çmimin e ankthit: mund të kishte ndodhur shumë e shumë më keq dhe mund të kishte ndodhur kurdo herë tjetër. Konvertimi i një milion eurove të thasëve me para mund të kishte qenë i një lloji tjetër, shumë herë më të keq.

Për ironi të fatit, ka pasur tre teste stërvitorë në Rinas. Tre të parët e kryer nga policia, fatkeqësisht u “fituan” prej agjentëve të saj që luajtën rolin e terroristëve: edhe tritoli, edhe arma e ftohtë, edhe çarja e gardhit që të çon në pistë, dëshmuan sesa e lehtë ishte të provokohej dhe të shpërthehej “piramida” kufitare në këtë pikë kufitare. Testi i katërt, tërësisht real dhe me terroristëe realë, u humb nga gjithkush që duhet ta pengonte një gjë të tillë. Ai test i papritur, por jo i paparashikuar, funksionoi në mënyrë të frikshme, fatmirësisht jo me skenarin më të  keq të mundshëm, edhe pse e keqja është e pafundme si marrëzia njerëzore.

Prej gati një jave ka një pigpong me patate të nxehtë për të gjetur përgjegjësitë dhe përgjegjësit e asaj që ka ndodhur. Që nisin me vështrimin e plotë të ngjarjes si të jashtëzakonshme dhe duke i vënë asaj pikërisht emrin që meriton: e jashtëzakonshme, por që mund të ndodhte si zakonisht në Rinas.

Në çdo ditë të mundshme.

Në çdo natë të mundshme.

Në çdo mënyrë të mundshme dhe me një faturë të pamendueshme për t’u paguar më pas nga të gjithë. Sepse në pistë apo brenda në avion, janë të gjithë njëlloj pavarësisht nëse kalojnë nga zona VIP apo sportelet e “economy class”, pavarësisht statusit social, gjendjes së llogarisë bankare, seksit, besimit fetar apo politik. Terrori nuk diskriminon gjithashtu. Thjesht vret në mënyrë të verbër. Ndaj sot, më shumë se kurrë, çmimi i tronditjes që u parapagua për të parë të vërtetën në sy, është shumë më pak në krahasim me çfarë duhet fituar nesër: sigurinë e munguar në atë sipërfaqe dhjetra hektarëshe që është porta e parë që kapërcehet për në Evropë. Sepse nuk ka pikën e rëndësisë nëse nesër në tragjedinë e mundshme gjenden emrat e fajtorëve. Nuk i hyn kujt në punë të ndëshkohen ata. As nuk ndryshon ndonjë gjë qoka që do të bëhej për viktimat dhe premtimet se pësimet kanë nxjerrë mësime. Pësimi ka ndodhur tashmë! Testi i katërt e dëshmoi një gjë të tillë. duke lënë pas në fund të fundit ngushëllimin e hershëm e cinik se ishte një e keqe që nuk erdhi vetëm për të bërë keq, por dhe që dëshmoi sesa keq ishin gardhet tona të sigurisë që ndajnë me një qime jetën nga vdekja. Dhe vdekja, çfarë do cilësie të ketë ngushëllimi, nuk ndryshon më. Ajo nuk është si politika që mund të japë një shans të dytë. Eshtë shumë më keq, natyrisht. Eshtë një e keqe përfundimtarë për atë që e pëson.

Next Post

Parkim në vendin e gabuar, policia shpërthen makinën para ndeshjes Francë-Islandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In