• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

RIMBURSIMET E PALIGJSHME/ Skema gjigande e mashtrimit me kromin, 46 persona shkojnë në gjykatë

by Java News
17/05/2017 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykatë një dosje penale me 46 persona të akuzuar për një skemë gjigande mashtrimi në industrinë e kromit. Të akuzuarit kryesorë të kësaj cështje janë shtetasit Sokol Nasufi, Mehmet dhe Rexhep Dauti të arrestuar në nëntor 2016.

Sipas Prokurorisë, këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plotësuar fatura fiktive shit-blerjeje të lëndës minerare, në bazë të të cilave kanë përfituar rimbursimin abuziv në vitin 2013 nga buxheti i shtetit duke i shkaktuar kështu një dëm të konsiderueshëm në paratë publike.

Sokol Nasufi, në cilësinë e administratorit të kompanive “Eurospeed Transh Chrom” sh.p.k dhe “Euro Trade Minerals Group” sh.p.k., ka bashkëpunuar me subjektin “Elidon 6”, nën administrimin e vëllezërve Mehmet dhe Rexhep Dauti, në aktivitetin e shit-blerjes së kromit.

Hetimi i prokurorisë së Tiranës është zgjeruar në dinamikë duke zbardhur implikimin e personave të tjerë. Në këto kushte, Prokurorja e ccështjes Antoneta Sevdari ka marrë të pandehur 46 persona të cilët pritet tashmë të përballen me gjykatën.

Para dërgimit të dosjes në gjyq, prokuroria ka vendosur sekuestro edhe për 2 milionë e 300 mijë euro pasuri të gjetura në emër të të pandehurve, shkruan Panorama.

Numri prej 46 të pandehurish në këtë cështje, një ndër më të lartët që ka pasur prokuroria shqiptare në ccështjet e hetuara prej saj, akuzohen për falsifikim të dokumenteve, stampave dhe vulave, sipas nenit 190 të Kodit Penal dhe për “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, sipas nenit 144/a të Kodit Penal si dhe për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Sipas burimeve të gazetës, mësohet se hetimi për këtë rast ka nisur në vitin 2016 bazuar në referimin e Drejtorisë së Hetimir Tatimor në bashkëpunim me njësinë e hetimit të krimit ekonomik në prokurorinë e Tiranës.

ma.me

Next Post
Presidenti Nishani ligjëratë në Universitetin e Oxfordit: Ballkani dhe proceset integruese

Presidenti Nishani ligjëratë në Universitetin e Oxfordit: Ballkani dhe proceset integruese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In